Ghani rizgjidhet president i Afganistanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, u shpall fitues i zgjedhjeve të shtatorit të kaluar.

Rezultatet u vonuan për shkak të akuzave për manipulim të votave.

Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Hawa Alam Nuristani, tha të martën se Ghani është rizgjedhur president me 50.64 për qind të votave.

Sipas saj, rivali kryesor i Ghanit, Abdullah Abdullah, ka dalë i dyti me 39.52 për qind.

Kundërshtarët e Ghanit thonë se zgjedhjet e 28 shtatorit janë përcjellë me mashtrime masive dhe probleme teknike, për shkak të pajisjeve biometrike që janë përdorur për votim.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë po ashtu e ulët – me vetëm 1.82 milion vota të numëruara. Pothuajse një milion vota u hodhën poshtë për shkak të parregullsive.

Afganistani ka rreth 37 milionë banorë dhe 9.6 milionë votues të regjistruar.

Të fundit

Çfarë i sjell Ukrainës marrëveshja me SHBA për lëndët e para! Si do të funksionojë fondi

SHBA dhe Ukraina duan të krijojnë një fond të përbashkët investimesh dhe rindërtimi. Si do të funksionojë dhe çfarë...

Ambasada e SHBA në Tiranë: Mos bini pre e agjentëve të rremë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë një njoftim në rrjetet sociale duke paralajmëruar qytetarët shqiptarë të mos bien pre e agjentëve...

Sot seanca për dosjen “Partizani”/ GJKKO shqyrton kalimin ose jo për gjykim të çështjes

Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, në orën 8.30, për dosjen “Partizani”. Po sot do...

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Një aksident rrugor ku u përfshi një 21-vjeçar shqiptar ka ndodhur pasditen e të dielës në Polikarpi të Almopisë, në Pella. Sipas aridaia365.gr ,...

5 Maji – Dita e Dëshmorëve, gjaku që u kthye në devizë politike e përfitime ekonomike

Nga Leonard Veizi Jemi në 5 maj. 5 Maji në Shqipëri është një dita e shënuar. Sepse pëkërisht në këtë ditë nderohen dëshmorët e atdheut –...

Lajme të tjera

Web TV