Metodologjia e re, Berisha: Shqipëria nuk bëhet pjesë e BE as për 20 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se BE do të monitorojë rreptësisht donacionet për tërmetin pasi nuk ka besim te qeveria.

Ai komentoi edhe deklaratën e presidentes së  Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për integrimin.

Berisha thotë se negociatat do të hapen në pranverë por sipas tij me metodologjinë e re Shqipëria nuk anëtarësohet në BE për të paktën 25 vite, madje rrezikon të mos e përmbushë fare këtë aspiratë.

Për më tej, në studion e emisionit “Tempora”, Berisha vazhdoi:  “Ursula von der Leyen tha të gjithë të vërtetën e Brukselit për Shqipërinë. I tha Ramës se do të bëjmë transparencë, që indirekt do të thotë që vidhni dhe nuk mund t’ju besojmë. Tha një të vërtetë.

 Së dyti lidhur me negociatat, Edi Ramas i dha Shqipërisë goditjen më të rëndë që ka marrë një vend ish-komunist në 30 vitet e fundit. Pasi bllokoi hapjen e negociatave katër vite me radhë Shqipëria po hap negociatat me një rrugë krejt të re dhe një procedurë krejt të re, një procedurë absolutisht për shkak të Shqipërisë.

Një procedurë e cila jo vetëm e shtyn me 20-25 vite por më shumë se 50% ka mundësinë e kalimit në partneritet mosintegrimin ndonjëherë të Shqipërisë si vend anëtar.

E thotë klauzola e cila i jep të drejtë një vendi të vetëm ta bllokojë, i jep të drejtë ta rikthejë nga e para dhe i jep të drejtë ti thotë dil jashtë fare. Nuk ka më mashtrime me raporte.

Macron determinoi në këtë çështje, arriti atë që deshi dhe nuk e pat të pabazë dhe nuk ishte vetëm. Bindi 15 shtete dhe arriti objektivin e tij.

Procedurë e re për negociatat. Negociatat do të hapen por me procedurë të re. Rikthimin, pezullimin dhe përjashtimin i kanë dhe 9 kushtet e Bundestagut”.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV