Ndryshimet e 16 ekipeve pjesëmarrëse të Champions që nga faza e grupeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

16 ekipet pjesëmarrëse të raundit të 16 të Champions League kanë pësuar një sërë ndryshimesh që nga faza e grupeve.

Disa klube kanë emëruar trajnerë të rinj, disa kanë marrë ose larguar lojtarë, duke ndryshuar dhe formë në këto dy muaj.

Sonte në orën 21:00 Champions League rikthehet sërish dhe më poshtë mund të gjeni ndryshimet e bëra nga 16 klubet të raportuara nga “Marca”.

Atletico, Lëndimi i Joao Felix ndryshon planet e Diego Simeone në sulm. Me Alvaro Morata pothuajse i vetëm në këtë repart, linja sulmues e Cholos është pak e mangët. Në janar, ka ardhur Yannick Carrasco,  ndërsa Marcos Llorente është kthyer në lojtar i formacionit.

Liverpool, Pak ka ndryshuar sepse ka pak për të ndryshuar. Të kuqtë janë në rrugën e duhur për të fituar në Premier Ligë. Takumi Minamino ishte ardhja e vetme dhe pritet të jetë më shumë një lojtar rezervë.

Borussia, Ardhja e Erling Braut Haaland dhe Emre Can i ka dhënë Dortmundit një dimension të ri dhe mund të sigurojë një kërcënim serioz për Paris Saint-Germain. Julian Weigl dhe Paco Alcacer u larguan në janar.

PSG-ja, Neymar mezi luajti në fazën e grupeve për shkak të pezullimeve dhe dëmtimeve. Ai luajti ndaj Realit në Santiago Bernabeu dhe Galatasarayt. Ai do të luajë kundër Dortmundit kësaj radhe.

Valencia, Kthimi i Goncalo Guedes është një nxitje për Valencian. Në fazën e grupeve ai luajti vetëm një ndeshje, atë kundër Ajaxit. Ardhja e Alessandro Florenzi është pozitive, ndërsa dëmtimet i kanë lënë jashtë mbrojtësit qendror Ezequiel Garay dhe Gabriel Paulista.

Atalanta, Ka pak për të raportuar për Atalantan. Valencia do të këtë përballë skuadrën më më shumë gola në Serie A dhe një nga skuadrat më efektive në Evropë. Një rrezik i madh.

RB Leipzig, Dani Olmo është nënshkrimi kryesor i bërë nga klubi gjerman. Angelino është gjithashtu një ardhje e re që mund të ndihmojë ekipin.

Tottenham, Jose Mourinho ka kaluar në fazën e nokaut në Ligën e Kampionëve, pasi mori përsipër detyrën te Tottenhami në fund të fazës së grupeve. Për ndeshjen me Leipzig, Harry Kane do të mungojë, sikurse edhe Heung Min Son, ndërsa Christian Eriksen është larguar për te Interi. Blerjet janë Steven Bergëijn dhe Gedson Fernandes.

Lexo edhe :  Lajm i trishtë për botën e futbollit, ndahet nga jeta ish-portieri legjendar i Brazilit

Real Madrid, Eden Hazard u dëmtua në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër PSG-së dhe rikthehet tamam në kohë për t’u përballur me Manchester Cityt. Rodrygo ishte befasia e fazës së grupeve, por ai duket se ka humbur teren në muajt e fundit.

Manchester City, Sterling është në dyshim, por historia kryesore është Pep Guardiola. UEFA e ka dënuar Manchester City-n për dy vite me mospjesëmarrje në garat evropiane. Kjo mund të jetë nxitje për të fituar turneun. Aymeric Laporte është rikthyer.

Chelsea ka probleme me portierin. Frank Lampard nuk i beson Kepas dhe ka të ngjarë të fillojë me Willy Caballeron.

Bayern, Bavarezët në dhjetor po performonin dobët në Bundesligë, por tani janë rikthyer lider në Gjermani dhe të uritur për Ligën e Kampionëve. Ivan Perisic do të mungojë për shkak të lëndimit, por Lucas Hernandez dhe Kingsley Coman janë rikthyer.

Barcelona, Ndoshta ekipi i cili ka pasur më shumë ndryshime. Ernesto Valverde është zëvendësuar në bankinë nga Quique Setien. Luis Suarez dhe Ousmane Dembele kanë humbur sezonin, dhe klubi është ende në kërkim të një sulmuesi.

Napoli, Një ekip tjetër që i është nënshtruar një ndryshimi në stol. Carlo Ancelotti është larguar dhe Gennaro Gattuso është emëruar në vend të tij. Kanë ardhur emra si Lobotka, Diego Demme dhe Matteo Politano.

Olympique Lyon, Ekambi ka ardhur nga Villarreali, duke pasur parasysh lëndimet e Depay dhe Adelëïde. Kanë ardhur gjithashtu Bruno Guimaraes dhe Cherki.

Juventus, Giorgio Chiellini është rikthyer pas një dëmtimi në gj, dhe Cristiano Ronaldo ka arritur në formën e tij më të lartë pasi ka shënuar vetëm dy gola në fazën e grupeve. Portugezi ka shënuar në 10 ndeshje radhazi të Serie A./Fjala.al/

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV