OFL “zbarkon” në Berat, u kërkon llogari dy ‘bosëve’ të dënuar në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Beratit, ku iu është dërguar formulari për deklarimin e burimit të pasurisë dy të dënuarve në Itali.

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy shtetasve Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo, një i dënuar për prostitucion dhe tjetri për trafik narkotikësh në Itali.

Dy subjekte të tjera të paketës anti-KÇK janë bërë publike sot nga OFL, që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orësh.

Kujtojmë se Gazmend Mahumtaj është një emër i njohur për drejtësinë, njihet si i rrezikshmi i Beratit, i dënuar në Itali për trafik të drogës dhe prostitucion me 10 vite burg.

Por ngjarja më e bujshme rreth emrit të tij është ajo e 18 nëntorit 1998 kur me një emër të rremë (Raqi Gjoni), edhe pse kërkohej nga Italia, mundi të kalojë tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano në një avion ku udhëtonin një grup parlamentarësh shqiptarë.

Mes tyre ishte edhe Fatmir Mediu, mik i Gazmend Mahmutajt, pasi vëllai i tij, Kasem Mahmutaj, ka qenë kryetar i Partisë Republiken në Berat që në mars të 2008. Por jo vetëm kaq! Vëllanë e trafikantit, Partia Demokratike e kandidoi për kryebashkiak të Beratit në zgjedhjet e vitit 2015.

Për akuzat e ngritura nga drejtësia italiane, se Mediu favorizoi të kërkuarin Gazmend Mahmutaj, kreu i Partisë Republikane fitoi pafajësi në Gjykatën e Lartë italiane, edhe pse në vitin 2000 Apeli e dënoi me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”.

Të fundit

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

Lajme të tjera

Web TV