Pamje spektakolare/Ja si era lëkund avionin gjigant në Londër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq në disa vendet të botës ka bërë që në kujtesën e njerëzve të ruhen momente të paimagjinueshme se mund të ndodhin. Në fakt vetëm me dukuritë natyrore nuk bën asnjë punë imagjinata. Punonjës të aeroportit më të madh britanik kanë mundur të fiksojnë një pamje drithëruese të një avioni  A380 kur era e fuqishme e lëkund para se të prek tokën.

Në pamjet e bëra publik shihet një Airbus A380, aeroplani më i madh i pasagjerëve në botë, u detyrua të bënte një “lëkundje” spektakolare duke zbritur në fundjavë mes erërave të forta në aeroportin Heathrow të Londrës.

Sipas medieve të huaja, duke u munduar të krijonte kontakte me tokën, aeroplani u largua ngadalë nga pista, para se të aterronte. Aeroplani, i cili kishte fluturuar nga Abu Dhabi, zbarkoi në aeroportin kryesor të Londrës të shtunën kur dhjetëra fluturime u anuluan, për shkak të erërave deri në 68 km/orë.

Pamjet tregojnë aeroplanin që duket se “varet në ajër” ndërsa vjen në drejtim të pistës. Por edhe kur zbret në pistë, ai shihet duke u “lëkundur”. Dy pilotët e Etihad janë vlerësuar për trajtimin e tyre të aeroplanit, i cili ka një peshë maksimale uljeje prej gati 400 tonësh. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald...

E Enjtja magjike e futbollit shqiptar

Nga ERVIN BAKU Një e Enjte zakonshme Korriku, por që do të mbahet mend gjatë. Tri fitore në një mbrëmje. Tri buzëqeshje europiane për futbollin...

Britanikja emocionon duke kënduar shqip, Rama: Shqiptar bëhesh edhe me zemër

Britanikja Sara Payman ka emocionuar me zërin e saj duke kënduar këngë shqiptare. Video është ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook. Bashkangjitur videos së...

Ka një shkëputje të rrezikshme: në çështjen e Gazës, politika nuk flet më për popullin

nga Gaby Hinsliff Fillimisht duhej të ishte një bisedë e ngrohtë për gatimin dhe përvojat e mëmësisë së re. Por programi Woman’s Hour i BBC Radio...

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata të fshehura midis mbetjeve...

Lajme të tjera

Web TV