Dokumentet/ Të arratisurit, shuma të mëdha për t’u rekrutuar nga Sigurimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Muzeun Historik Kombëtar u mbajt konferenca shkencore “Emigracioni politik shqiptar 1944-1990”.

Për herë të parë u prezantuan edhe dokumenta dhe fotografi të personave të arratisur për shkaqe politike  nga viti 1944-1990.

Presioni dhe shtypja e sistemit diktatorial detyroi të arratiseshin për arsye politike mijëra shqiptarë drejt vendeve të Europës dhe në Amerikë.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula në fjalën e hapjes në këtë Konferencë tha se, “objektivi kryesor i kësaj konference është të nxisë debatin publik të bazuar në dokumente dhe fakte, me filtrin e një disipline të fortë shkencore, dhe me qasje europiane, duke iu përgjigjur disa pyetjeve”

Gentiana Sula

Sula tha se bazuar në dokumenta emigracioni politik kap shifrën e 14. 500 persona, ku dominonin zonat kufitare.

Janë 14.500 persona të arratisur nga fillimi i viteve 44 deri në ’90, janë 998 persona që janë të vrarë në kufi. E rëndësishme është që edhe me amistinë e vitit 59′ shumë pak shqiptarë u riatdhesuan sepse nuk kishin besim te sistemi”, u shpreh Sula.

Duke përmendur disa statistika Sula tha se, “në vitin 1959 në Shqipëri u kalua një dekret në formë amnistie, nga i cili u përjashtuan në atë kohë rreth 208 persona, që u cilësuan “kriminelë lufte”. Në fakt, u riatdhesuan gjatë gjithë periudhës vetëm 60 persona, dhe iu hoq stigma “i arratisur” vetëm rreth 190 vetëve.  Për të tjerët dhe familjet e tyre, Sigurimi i Shtetit vendosi një regjim të rreptë mbikëqyrjeje dhe represioni”.

Ndërsa studiuesi Gjon Borici hodhi dritë mbi përpjekjen e Sigurimit të Shtetit për të vënë nën kontroll emigracionin politik, ku ka fakte që shteti shqiptar sipas studiuesit paguante shuma marramendëse.

Lexo edhe :  Skandalisht i mirë, rikthimi i filmave të krimit të klasit të lartë

Janë shpenzuar shuma marramendëse për të rekrutuar, ndjekur dhe survejuar”, tha ai.

Historian Boriçi thotë se pjesa më e madhe e emigracionit politik u detyrua nga presioni për familjarët që të bashkëpunonte me sigurimin e shtetit. Bashkëpunimi më i madh ka ndodhur kryesisht me vendet fqinje sipas tij.

Gjon Boriçi

Boriçi citon një dokument sekret, ku deklarata e një drejtuesi politik  shqiptar në Kombet e Bashkuara, se kampi i Tepelenës është ngritur për familjarët e të arratisurve, shtyn anëtarsimin e Shqipërisë për në OKB.

Kam gjetur një raport shumë sekret që do ta bëj publik. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë i asaj kohe, Behar Shtylla është shprehur se kampi i Himarës dhe Tepelenës ishte ndërtuar posaçërisht për familjarët e personave të arratisur që ishin kundërshtarë kryesor të regjimit politik”, tha ai.

Historian i cili është konsultuar me dokumente sekrete thotë se për fat të keq emigracioni politik ishte i pa organizuar dhe pa një strategji konkrete.

Me shumë trishtim them se emigracioni politik shqiptar ka qenë i paorganizuar”, tha më tej ai.

Bernd Borchard në konferencën shkencore “Emigracioni politik shqiptar 1944-1990”.

Ndërsa kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Bernd Borchardt u shpreh në konferencën “Emigracioni politik shqiptar 1944-1990” se, “Prezenca e OSBE-së e ka mbështetur dialogun për shkeljet e të drejtave të njeriut në të kaluarën prej shumë vitesh”.

Pranimi dhe dënimi i krimeve të së shkuarës, mbart në vetvete një dimensionin transformues konsolidimi publik i të cilit sjell çlirimin e shoqërisë. Ekspozimi i gabimeve stigmatizon autorët e tyre, i nxjerr jashtë loje dhe i lë ata pas te një e kaluar e keqe. Një gjë e tillë përshpejton lëvizjen normative që është shumë e rëndësishme për këtë tranzicion çlirues”, tha Borchardt.

 

Të fundit

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë,...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

1991 – Fundi i Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqja e Gorbaçov-it

Bashkimi Sovjetik (BRSS), një superfuqi botërore që nga viti 1922, ishte ndërtuar mbi një sistem njëpartiak komunist. Pas dekadash regjimi autoritar, në vitet 1980,...

Ditmir Bushati largohet nga Shqipëria, bëhet pjesë e stafit akadamik të Harvardit

Prej vitesh tashmë i larguar nga politika aktive, por jo nga ajo publike dhe akademike. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama”, Ditmir Bushati ka...

Lajme të tjera

Web TV