“Shtëpia e Imerajt nuk preket”, Balliu denoncon kryeprokuroren e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, denoncoi shtyrjen e seancës gjyqësore kundër tij dhe disa banorëve të Unazës së Re si presion të qëllimshëm politik për t’i frikësuar.

“Këto lojëra të vogla meskine nuk funksionojnë. Si anëtar i Partisë Demokratike jemi rritur me vlerat për t’u përballur me padrejtësinë dhe jo për t’iu fshehur asaj.”- tha Klevis Balliu, i cili vuri në dukje se kundër banorëve të Unazës dhe opozitës janë mbi 100 çështje penale, ndërsa kundër krimit të vërtetë dosjet mbyllen.

“Shihni anëtarë të opozitës, kolegë të mi apo gazetarë që enden nëpër dyert e gjykatave, ndërsa vrasës, njerëz të dënuar për krime të rënda, njerëz të dënuar përjetësisht nëpër burgje lirohen nga gjykatat sepse lirohen me urdhër të Edi Ramës, kumbari i krimit të organizuar. Këta qytetarë, mua dhe shumë të tjerë nuk i sjell ligji, nuk i sjell Kushtetuta por i sjell Edi Rama me urdhra politikë”.

Klevis Balliu e konsideroi politike prokurorinë e drejtuar nga Elisabeta Imeraj, duke shtuar se nuk ka asnjë provë kundër tij dhe banorëve, që kanë qenë në mbrojtje të shtëpive të tyre nga një akt i rëndë korruptiv, që vazhdon të mbrohet, sipas tij, nga kryeprokurorja e Tiranës. Klevis Balliu ngriti disa pyetje që, sipas tij, tregojnë standardin e dyfishtë të drejtueses së Prokurorisë së Tiranës.

“Pse nuk funksionon ligji për dhunën makabre të ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit, kur shefi i Komisariatit Nr.4 u kap me video, me figurë, u kap duke goditur një vajzë 19 vjeçare me shpullë? Pse nuk funksionon ligji, kur hidhet gazi lotsjellës brenda banesave të këtyre banorëve që janë këtu? Pse nuk funksionon ligji kur vjedhin 40 milionë euro tek Unaza e Re?

Lexo edhe :  "Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?"/ Erion Braçe leksion Ramës

Pse nuk funksionon ligji, kur me një tender fiktiv dhe korruptiv fitojnë  Salillarët? Pse nuk funksionon ligji për ata që kanë vjedhur votat dhe janë kapur në përgjime? Sepse këtu nuk ka drejtësi. Këtu drejtësia ka ikur në drejtim të paditur, e ka zhdukur Edi Rama me Erion Veliajn, i cili e mbylli çështjen e pishave, kontratën direkte të paligjshme me Fusha sh.p.k. Këtë kontratë ia kam dorëzuar direkt Elisabeta Imerajt.”

Klevis Balliu tregoi me foto shtëpinë në pronësi të drejtueses së Prokurorisë, duke theksuar se nga njëra anë ajo mbylli dosjen e korrupsionit 40 milionë tek Unaza dhe nga tjetër është përfituese direkte nga projekti.

“Shtëpia e Elisabeta Imerajt është e vetmja shtëpi tek Unaza, që nuk preket nga projekti i Unazës. Tani kjo prokurore përfiton nga ky projekt, që na del nga bregu i tretë në të parin.”

Klevis Balliu tha se këto segmente të shtetit janë bërë bashkë me qeverinë dhe disa oligarkë për të vjedhur. Ai përmendi rastin e kompanisë Salillari, e cila do të ndërtojë 2 nga 3 lotet e projektit të Unazës së Re për faktin e vetëm se ai është mik me kryeministrin.

“Taksat që shqiptarët paguajnë janë që të bëjë pushime Salillari me Edi Ramën, me Taulant Ballën? Pse nuk çojnë KÇK-në tek Edmond Bego që ishte pas projektit të Lanës, i dënuar me 11 vite burg? Për gjithçka ndodh në vend e ka fajin opozita, e ka fajin gazetari, e ka fajin media, e ka fajin intelektuali, e ka fajin qytetari! Jo, e ka fajin qeveria e hajdutëve, e banditëve dhe kriminelëve që kanë shpërdoruar sipas KLSH-së 2.6 mld euro”. – u shpreh Klevis Balliu pas shtyrjes së seancës gjyqësore kundër tij dhe disa banorëve të Unazës.

Të fundit

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV