Vrasja që tronditi Kosovën/ Konflikti me të vëllanë, policja shfarosi familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valdete Bllaca mendohet se ka ikur në shtëpinë e saj enkas për të kryer krimin. Ajo është parë rreth mesditës të hynte në banesë dhe sipas të dhënave konfliktin e parë e ka nisur më vëllanë e madh, Blerimin. Nuk dihet si e pse, por ka dyshime se mes familjarëve ka ekzistuar një përplasje e mëparshme.

Ka të dhëna se ka patur konflikt pasurie, por ka edhe një të dhënë tjetër që bën me dije se në fakt efektivja kishte kohë që vuante nga depresioni. Policia dhe prokuroria janë përpjekur të ndërtojnë skenën e krimit, por ende nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar edhe pse brenda familjes dhe në trupat e viktimave janë gjetur të njëjtët plumba, që kanë dalë nga arma e shërbimit të Valdetes.

Sipas hetimeve të para të bëra në vendin e ngjarjes, dyshohet se zyrtarja e policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, ka shtënë me armë zjarri nga e cila ka lënë të vdekur nënën Hanifen, të atin Zeqirin dhe dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun. Motivi i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet. Ndërkohë që për rastin Policia ka rekomanduar që të pushohen katër punonjës me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të familjes Bllaca.

Reagimi

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës, që të pushojë katër punonjës të Policisë së Kosovës. Zyrtarët që do të ndëshkohen janë; komandanti i stacionit policor, zëvendëskomandanti policor, shefi operativ i stacionit policor dhe një zyrtar i stafit civil.

Të ndëshkuarit janë Alban Ramushi, Naser Rrahmani, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi, zyrtarë të policisë të cilët dyshohet se nuk kanë ndërhyrë në kohën e duhur në vendin e ngjarjes, në zonën Bujanina, zonë ku banonte edhe familja Bllaca!

Lexo edhe :  Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Sipas të dhënave policia e ka marrë vesh shpejt informacionin për një shkëmbim zjarri por ata janë vonuar për të shkuar në vendin e ngjarjes. Në fakt aty nuk bëhej fjalë për shkëmbim zjarri por për një vrasje masive të të gjithë familjes së saj dhe më pas të vetes.

Pesë trupa të pajetë u gjetën në shtëpinë e familjes Bllaca, në pozicione të ndryshme nëpër shtëpi. Arma e zjarrit u gjet në dorën e Valdete Bllacës, e cila sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka vrarë nënën Hanifen, babanë Zeqirin, dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun, e më pas edhe veten.

Në një konferencë për media ku u deklaruan zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, u tha se dyshohet se zyrtarja policore ka kryer vrasjen me revolen e saj zyrtare të policisë. Sipas tyre, arsyet që kanë çuar deri te kjo tragjedi ende nuk janë të njohura. Zyrtarja e policisë, Valdete Bllaca, ishte pjesë e Policisë së Kosovës prej 18 vitesh.

Hetimi

Referuar të dhënave të pakta që vijnë nga Kosova për ngjarjen e rëndë mësohet se bëhet fjalë për një vrasje të kryer nga vetë efektivja e policisë. Fillimisht policia ka marrë informacion se bëhet fjalë për djalin e madh të familjes që ka kryer krimin, Blerimin, por me këqyrjen e vendit të ngjarjes, të trupave dhe ekspertimin e gëzhojave është saktësuar se plumbat që iu kanë marrë jetën familjes së efektives kanë dalë nga pistoleta e saj e punës. Arma është gjendur në dorën e saj e për pasojë policia beson se bëhet fjalë për një vrasje të katërfishtë dhe më pas vetëvrasje! Fjala.al/

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV