Dalin pamjet e 1.3 ton kokainë, ministri: Kemi arrestuar 4 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin pamjet nga sekuestrimi i 1.3 ton kokainë. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka publikuar pamjet e kamionit me banane ku ishin fshehur 1.3 ton kokainë. Deri tani policia ka arrestuar të paktën 3 vetë, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.

Sipas informacioneve, policia italiane kishte lënë vetëm një qese që peshonte 1 kg me një GPS brenda me qëllim që të mësonte destinacionin përfundimtarë. Ministri maqedonas, Naqe Çulev ka konfirmuar sot se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm një kilogram kokainë, ndërsa janë arrestuar 4 persona.

“Në interes të hetimit, personat që  janë arrestuar, unë i përmenda. Në rast se gjatë hetimit del që edhe persona tjerë dhe kompani tjera janë të përfshira, atëherë hetimi do të zgjerohet. Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës”, tha Çulev, raporton Alsat.

Në bazë të këtij urdhri policia ka mbajtur nën vrojtim kalimin në territorin shqiptar dhe në pikat kufitare policia nuk ka kontrolluar dhe verifikuar me imtësi kamionët, sipas urdhrit.

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV