Të dënuarit e rrezikshëm dhe ata që tentojnë arratisjen do t’i nënshtrohen masave shtesë të izolimit. Së fundmi është bërë e ditur në Komisionin e Sigurisë kombëtare se është ngritur komisioni i vlerësimit që do të marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat.
Rehabilitimi social dhe riintegrimi i të miturve është një shtesë e re e projektligjit të miratuar këtë të enjte nga Komisioni Për Sigurinë Kombëtare.
Në drejtorinë e burgjeve tashmë është ngritur komisioni i vlerësimit që do të vërë në zbatim sistemin 41 bis.
Gjatë diskutimeve deputetët kërkuan ndryshimin e disa neneve të draftit “për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Pavarësisht propozimeve, deputetët nuk pranuan tu krijonin të dënuarve lehtësira të tjera për bisedat me telefona.