Kokaina për Slloveninë, DEA policisë sonë: Mos kryeni asnjë veprim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një firma bananesh nga Sllovenia kishte porositur ngarkesën me frutin që tashmë është bërë sinonim i transportimit me të edhe të kokainës. Ngarkesa ishte në tre kamionë frigoriferikë në një nga firmat më të njohura të tregtimit të bananeve në vend.

Dhe ashtu ka ndodhur, por në fakt bashkë me bananet në drejtim të Sllovenisë, ose të paktën këto janë të dhënat e para për destinacionin, ishte futur një sasi e madhe droge. Në gjurmët e kësaj ngarkesë është vënë DEA, ku ekspertët amerikanë të gjurmimit të drogës janë njohur me itinerarin e ngarkesave. Sigurisht nuk kishte se si të mungonte Shqipëria në këtë rrugëkalim.

Atëherë është njoftuar anti-mafia italiane dhe skuadra Antidrogë e tyre ka marrë në duar portin ku do të dilnin kamionët. Nga aty është vepruar me një mekanizëm të kontrolluar, ku pretendohet se kamionët janë pajisur edhe me përgjues për të verifikuar rrugën.

Itinerari

Mësohet se kamionët kanë hyrë në pikën doganore të Hanit të Hotit! Kanë dalë në Pogradec dhe përgjatë gjithë rrugës në vendin tonë janë ndaluar katër herë. Tri herë kanë marrë naftë dhe një herë tjetër janë ndaluar për kafe.

Të dhënat nuk flasin për vendet ku janë ndaluar por mësohet se në asnjë vend tjetër jo vetëm që nuk janë ndaluar po madje edhe nuk kanë komunikuar me asnjë person, çka ka bërë të mundur mos dyshimin për lënien e ndonjë ngarkese në vendin tonë. Sinjali ka vijuar rrugën për në Maqedoninë e Veriut dhe mjetet janë ndaluar në Saraje, aty ku edhe është ndërhyrë.

Paçka se nuk dihet se përse nuk është lënë malli të shkojë në destinacionin final, mësohet se bashkë me mallin janë ndaluar edhe personat që dyshohet se kanë lidhje me këtë ngarkesë kokaine. Janë katër shqiptarë dhe një shofer malazez personat e vënë në pranga, por bëhet me dije se në fakt italianët kishin ndërhyrë me urdhër të DEA-s dhe kishin bllokuar mallin dhe e kishin zëvendësuar me një mall tjetër.

Lexo edhe :  Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria"

Sipas të dhënave në pranga ranë porositësit e kontejnerëve me banane, të cilët janë dy vëllezër Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferi i kontejnerëve me banane, Jovan Kosovic nga Mali i Zi, së bashku me personin tjetër që ndodhej në kamion, Jetmir Hebibin, vëllai i porositësve. Personi i pestë i ndaluar, është shqiptaro-maqedonasi Rauf Ismani i cili ishte me një furgon para kontejnerit. Kompania e bananeve është “Baniks LTD”. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV