“A keni karakter a çfarë dreqin jeni …”/ Rike shpërthen ndaj Deas dhe Heidit: Ma shpifët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rike Roçi e ka nisur ditën e sotme me debate të forta dhe tone të larta me Dea Vierin dhe Heidi Bacin.

Duket se ajo është acaruar nga falsiteti mes vajzave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Rike i thotë Deas në një moment se ‘ia ka shpifur me përqafimet dhe puthjet me Roza Latin pasi ato nuk lënë gjë pa thënë për njëra-tjetrën.

Rike u shpreh se të gjitha vajzat në shtëpi janë false, ndërsa tha se është zhgënjyer shumë nga Heidi sepse ajo ka dy fytyra.

Pjesë nga debati

Rike: Ma keni shpifur me përqafime. Çfarë i the Rozës, ke të drejtë?

Dea: Po

Rike: Ok, përqafoje tani

Dea: Për lojën që më tha kishte të drejtë

Rike: Aman o zemra, nuk i kam qejf falsitetet. Vërtetë ma shpifët mi se dje i the Rozë ke të drejtë dhe sot e përqafon. Jeni false o zemër

Dea: Po tani unë do ti them mirëmëngjes

Rike: Përqafoje zemër, përqafoje. Po ik mi se ma shpifët

Dea: Zemër ajo ka shtatë arsye që unë kam thënë në prime

Rike: Është false, jeni false unë nuk ju shikoj dot nga e para deri tek e fundit

Dea: Fakti që unë Rozës i thashë që ke të drejtë se nuk është aq e çiltër…

Rike: Mbani qëndrim me njëra-tjetrën se ngelët duke debatuar dhe pastaj duke u përqafuar. Ma keni shpifur, mbani qëndrim. A keni karakter a çfarë ndreqin jeni ju me njëra-tjetrën?

Dea: Ti tani thua që unë duhet të mbaj qëndrim?

Rike: Po mbani qëndrim moj se çfarë nuk nxirrni nga goja dhe pastaj zemra, shpirti dhe buzëqeshje, po ik o gocë se ma keni shpifur

Lexo edhe :  Rikthehet pas 6 vitesh sfilata e modës së “Victoria’s Secret”

Dea: Rike po e bën më të madh se ç’është në të vërtetë

Rike: Ma keni shpifur për Zotin. Ti më ke zhgënjyer me të vërtetë mua

Heidi: Ua Zot tashi s’do fle gjumë natën unë se kam zhgënjyer Riken

Rike: Mbaj paranojat e tua ti, mbaji se i ke mirë. Unë me pambuk dhe ti me gurë, vetëm ty të paskam parë

Heidi: O Zot i madh këtu duan dashuri me zor

Rike: Ku isha keq unë për dashurinë tënde mi? Ti je me dy fytyra

Heidi: Unë kam dyshimet e mia dhe ti më thua kështu

Rike: Hajde mi thuaj, hajde mi thuaj./O.S

Të fundit

Pasuese e Berishës? Argita e pranon dhe ‘fik’ Bardhin: Gati për çdo pozicion në PD!

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh se është e gatshme të shërbejë...

“Kur e takova spo më njihte”, Françeska flet për takimin më djalin pas daljes nga BBV

Françeska Murati nuk ia doli dot të ishte në finalen E Big Brother Vip, pasi ish-banorja u eliminua prime-n e kaluar vetëm një hap...

Malltezi: Ja pse nuk e kemi dërguar ende çështjen ‘Berisha’ në Strasburg

Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka treguar arsyen se përse nuk e kanë çuar dosjen në Strasburg, ashtu siç e kishin...

Banka e Shqipërisë: Situata në tregun valutor, e qëndrueshme

Kursi i këmbimit është shfaqur i qëndrueshëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, bëri të ditur dje Banka e Shqipërisë përmes një...

OBSH: Sëmundjet kardiovaskulare vrasin 10,000 evropianë në ditë

Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40 për qind të vdekjeve në Evropë, tha OBSH, duke u kërkuar evropianëve të shkurtojnë marrjen e kripës. Kjo arrin...

Lajme të tjera

Web TV