Skandalet te Barcelona, vjen dorëheqja e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fillimi i vitit 2020 rezultoi të ishte më i keqi në historinë e Barcelonës, ku skandalet dhe përplasjet brenda klubit nuk paskan të mbaruar.

Skandali i bërë publik së fundmi ku theksohet se presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu ka paguar “I3 Venture” për të sulmuar dhe prishur imazhin e yjeve të skuadrës ka pushtuar mediat në çdo cep të botës.

Madje u shtua se janë dhënë plot 1 milionë euro për të bërë lajme negative për lojtarët dhe kundërshtarët e Bartomeut. Megjithatë këto akuza janë mohuar nga përfaqësuesit e kreut të Braçës, i cili zhvilloi dhe një mbledhje për të sqaruar skuadrën.

Pas asaj mbledhje ka ardhur edhe dorëheqja e parë, duket se drejtoresha financiare Monserat Font nda 1 marsi nuk do të jetë më në krye të financave të skuadrës katalanase.  Ajo ishte përgjegjësja që kishte firmosur kontratën me “I3 Ventures”

Font ishte pjesë e katalanasve që prej 2005-ës dhe largimi i saj i shtyn akoma më shumë dyshimet, që situata te Barça është bërë e pakontrollueshme.

Presioni dhe problemet shtohen akoma më shumë për skuadrën në këtë fazë të sezonit, ku tani do të luhen ndeshjet delikate si ndaj Realit të Madridit në kampionat dhe Napolit në Champions League./Fjala.al/

Të fundit

I nxehti po i plak njerëzit më shpejt

Ekspozimi i përsëritur ndaj të nxehtit dhe temperaturave ekstrem po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët...

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

Në Spanjë po vihet re një përshkallëzim i vërtetë në luftën kundër terrorizmit xhihadist. Shifrat janë alarmante. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të...

“Kur të flas unë…” Kë po kërcënon Erion Veliaj me videon e fundit?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë “viral” në rrjetin social Tik Tok gjatë kohës që qëndron i izoluar në qendrën e paraburgimit në...

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC t’i hiqen licenvat, janë të njëanshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato të njëanshme dhe një kërcënim për demokracinë. Presidenti deklaroi se...

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi...

Lajme të tjera

Web TV