VIDEO/ E ngacmuan në shkollë, djali: Mama më jep një litar të varem!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reagimi i një vogëlushi në Australi pas ngacmimit që i është bërë në shkollë ka prekur të gjithë botën e rrjetit.

Në videon e publikuar në media, shfaqet vogëlushi i cili i lutet nënës së tij që t’i japë një litar për të varë veten, pas ngacmimeve që ka marrë në shkollë për gjatësinë e tij.

Ndërkaq, australianët dhe yjet e sportit kanë dërguar mesazhe mbështetjeje për 9 vjeçarin.

Nëna e tij, Yarraka Bayles nga Brisbane i Australisë, filmoi djalin e saj Quaden duke qarë në makinë, të cilin sapo e kishte marrë atë nga shkolla këtë të mërkurë.

Djali i cili vuan nga achondroplasia,  pasi është shtatshkurtër i lutet nënës së tij: ‘Më jep një litar, unë dua ta vras veten. Dua ta godas veten me thikë me zemër … Dua që dikush të më vrasë”.

Që pas shpërndarjes së videos, nëna e djalit të vogël, Bayles është përmbytur me mesazhe mbështetjeje nga të huaj, duke përfshirë edhe fëmijët e tjerë.

Madje një grup sportistësh të një ekipi australian kanë kontaktuar familjen, duke e ftuar Quaden t’u bashkohet atyre që të dalin në fushë këtë të shtunë, në fundjavë./Fjala.al/

Të fundit

PD dhe opozita të fillojnë ‘stërvitjen’ për zgjedhjet e 2033

Jakin Marena Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama fitoi thellësisht zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Fitoi si brenda ashtu...

Veliaj ka ende shpresë, avokatët dërgojnë rekursin me postë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Veliaj kërkon ndryshimin...

Dështoi në Elbasan duke humbur 2 mandate, Alizoti: Demokratët u trajtuan si kavje

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që votuan opozitën, ndërsa ngre akuza...

Lista Serbe kërkon kompromis, Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca – të përfshihen në gjetjen...

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Më...

Lajme të tjera

Web TV