Blushi paralajmëron Ballën: Fakte të reja do dalin Tao, ke kohë deri…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari për mediat dhe zëdhënësi I presidentit, Tedi Blushi përmes një status në Facebook shkruan se gjykata kushtetuese është kyçe në hapjen negociatave.
Ai pyet Ballën pse mazhoranca e miratoi pa pritur Venecian ligjin për betimin e gjyqtarëve.

Blushi shkruan se edhe sikur 20 mld euro të dhurojë bora, nuk do të shkojnë në xhepat e shqiptarëve sepse do të shkojnë në xhepat e qeverisë.

Tedi Blushi: Lum Shqipëria për Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon. Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.
Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian? S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.

Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillo që ju lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do ia bëni? Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni, se edhe ajo bëri goxha deklaratë për të thirrur Venecian?

Se ju si proamerikanë të paparë s’lëvizni asnjë presje pa u konsultuar me ta?

Duan të sabotojnë ndihmat (borxhet) thotë Tao. Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro. Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do shkojë në xhepat e shqiptarëve, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëve.
Fakte të reja do dalin Tao, dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë.

Lexo edhe :  Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Më herët ditën e sotme Taulant Balla tha se qeveria nuk është në krizë me presidentin. Sipas tij, Ilir Meta duhet të ndajë nëse do jetë lider opozita apo President.

Taulant Balla: Ne nuk kemi një krizë me Presidentin, ka Presidenti një krizë me Ilir Metën dhe këtë krizë të Presidentit me Ilir Metën duhet ta zgjidhë Presidenti me Ilir Metën. Ilir Meta duhet të ndajë nëse do të vazhdojë nëse do jetë një prej liderëve të opozitës apo do të vazhdojë të jetë President i Republikës. Ne nuk kemi asnjë krizë me ilir metën. Ilir meta është një institucion në hetim parlamentar për shkelje të rënda të kushtetutës. Shkeljet e rënda në rast se komisioni hetimor i gjen bazuar në hetimin që po bën dhe si i tillë nëse kuvendi voton me 94 vota shkarkimin, kjo procedurë kalon për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Në aspektin e të drejtës kushtetuese e gjithë beteja e presidentit në emër të Gjykatës Kushtetuese duket si përpjekja e një personi të vendosur në akuzë që sulmon gjyqtarin e çështjes.

Të fundit

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Lajme të tjera

Web TV