Donacionet, Islami: U dyfishua borxhi, do ketë ndikim në buxhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tanimë janë bërë publike shifrat zyrtare për paratë e grumbulluara në Konferencën e Donatorëve, fonde që do të përdoren për rindërtimin. Më pak se 1/3 e shumës janë grante, ndërsa pjesa tjetër është hua.

Në lidhje me këto shifra, Kastriot Islami tha, se borxhi i Shqipërisë do të rëndohet.

Shqipëria pati një tërmet, por ekspertët thanë se pasojat e tërmetit erdhën më shumë jo nga tërmeti por nga qeveria. Nëse do ishin marrë disa masa minimale nuk do kishte 51 viktima. Viktimat në përgjithësi shpëtojnë ditën e parë dhe ditën e dytë.

Shqipëria nuk ka grupe emergjencash dhe i lanë atje disa ditë. Ai tërmet vuri në dukje kriminalitetin dhe injorancës që ka në parlament. Shumica e dëmeve erdhën për shkak të qeverisë. Përgjegjësi më i madh i katastrofës ndërtuese në Shqipëri është Edi Rama.

Të gjithë këta të KÇK-së i ka thirrur për të vjedhur votat. Duhet para se sa të vërteta janë ato projektet. Normalisht në çdo vend të botës defektet përballohen me buxhetin e shtetit. Ka një eksperiencë, në përgjithësi ka Konferenca Donatorësh ku bëhen premtime.

Por premtimet realizohen deri në masën 40%. Të gjitha këto e rëndojnë borxhin. Kur ka ardhur Edi Rama në 2013 ka ndenjur dy vjet duke akuzuar Berisha e ka fajin. Tani po e lë borxhin dy herë më të madh seç e gjeti. Për një vend si Shqipëria me ekonomi të brishtë, borxhi e rëndon shumë”, u shpreh Kastriot Islami në studione lajmeve të Ora News.

Të fundit

Sa nga anëtarët e NATO-s përmbushin objektivin e ri?

Të gjithë anëtarët e NATO-s tani arrijnë pragun minimal të shpenzimeve të mbrojtjes të vendosur nga aleanca. Polonia, Lituania,...

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj global, paralajmëroi kryeministri spanjoll, Pedro...

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e...

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Lajme të tjera

Web TV