Gazetari nxjerr emrat: Kastrati dhe Vilma Nushi dhanë paratë. Biznesmenët e tjerë jo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një status që e titullon “Mashtruesit e tërmetit” ku tregon emrat e biznesmenëve dhe kompanive që kanë mbajtur premtimet për donacionet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Sipas Tomorrit, vetëm Shefqet Kastrati dhe Aeroporti i Tiranës i kanë depozituar shumat prej 1 milionë e gjysmë dhe 1 milion euro që premtuan menjëherë pas tragjedisë. Ndërsa kompani të tjera të cilat kanë depozituar shumat në masë më të vogël janë Infosoft me rreth 50 milionë lekë të reja, Marketing Distribution e biznesmenes Vilma Nushi ka dhënë 300 mijë euro, ndërsa kompania EHV ka dhënë 200 mijë euro.

Nder bankat private bie në sy grupi OTP, që ka derdhur 500 mijë euro, bën me dije gazetari, të gjitha bankat e tjera private kanë dhënë më pak se 50 mijë euro.

Klodian Tomorri veçon biznesmenin nga Kosova, Behgjet Pacolli dhe Bankers Petroleum, të cilët nuk kanë depozituar ende shumat e premtuara.

Në fund, gazetari shkruan: “Lista e dhuruesve për tërmetin është e turpshme. Aty mungojnë koncesionarët më të mëdhenj të vendit. Përfituesit më të mëdhenj nga tenderat publike. Zotëruesit e licencave ekskluzive dhe tregjeve të mbyllura. Ata që kanë përfituar më shumë nga paraja publike, por që nuk japin asgjë. Turp”.

Reagimi i plotë

Mashtruesit e termetit

Nga te gjithe biznesmenet qe premtuan publikisht dhurime te medha per termetin e 26 nentorit, vetem 2 prej tyre e kane permbushur premtimin. Ato jane grupi Kastrati dhe Aeroporti i Tiranes. Gjithe te tjeret deri me tani jane ne mashtrim publik.

Shefqet Kastrati ka derdhur ne thesarin e shtetit shumen 1 milione e gjysme euro si donacione per termetin ashtu sic u zotua publikisht, duke qene donatori me i madh privat ne ndihme te te prekurve nga termeti.

Lexo edhe :  Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det...

Po keshtu Aeroporti i Tiranes ka permbushur angazhimin e tij duke dhuruar 1 milione euro per thesarin. Te tjeret, ata qe ne ditet pas termetit mbushen mediat me premtime miliona euroshe kane genjyer. Te pakten deri tani nuk i dhene parate.

Begjet Pacolli u zotua te jepte mbi 1 milione euro, por deri tani nuk ka derdhur asnje leke ne llogarite e qeverise per termetin. Bankers Petroleum u zotua te jepte 1 milione dollare, por deri tani ka paguar vetem 200 mije dollare.

Sipas te dhenave zyrtare nga thesari, grupet e tjera te fuqishme te biznesit qe premtuan nga 1 milione euro po ashtu nuk i kane derdhur shumat. Disa kane derdhur vetem nje pjese, te tjere asnje lek. Keta bejne mire te mbajne premtimet per dhurime ndryshe do damkosin veten si mashtruesit e termetit. Keto historite qe do japim tenda, ushqime apo apartamente stok mbajini per vete se nuk i duhen askujt. Paguani parate qe keni premtuar.

Nder grupet e biznesit te cilet jane angazhuar per donacione nen 1 milione euro rezulton te kete shlyer premtimin grupi Infosoft me rreth 50 milione leke te reja te dhuruara. Marketing Distribution e biznesmenes Vilma Nushi ka dhene 300 mije euro, ndersa kompania EHV ka dhene 200 mije euro.

Nder bankat private bie ne sy grupi OTP, qe ka derdhur 500 mije euro. Te gjitha bankat e tjera private kane dhene me pak se 50 mije euro.

Lista e dhuruesve per termetin eshte e turpshme. Aty mungojne koncesionaret me te medhenj te vendit. Perfituesit me te medhenj nga tenderat publike. Zoteruesit e licencave ekskluzive dhe tregjeve te mbyllura. Ata qe kane perfituar me shume nga paraja publike, por qe nuk japin asgje. Turp

Të fundit

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën...

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë...

Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale” duke e konsideruar si “më...

Thashethemet “ndezin” rrjetin, Angelina Jolie dhe Johnny Depp në një romancë të fshehtë ?

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.  Ata u takuan në xhirimet e filmit të...

Bota nuk mund të rrijë duarkryq ndërsa Gaza po përballet me urinë masive

Nga José Andrés Katërdhjetë vjet më parë, ndërgjegjja e botës u trondit thellësisht nga imazhet e fëmijëve të dobësuar dhe foshnjave të uritura që vdisnin...

Lajme të tjera

Web TV