Kryeministri bullgar hetohet për pastrim parash/Si e bleu vilën në Spanjë për të kaluar kohën me të dashurën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ka përfunduar nën hetim nga autoritetet spanjolle për pastrim parash në nivel ndërkombëtar, ku destinacioni mësohet se është Barcelona.

Hetimet e Zyrës së Prokurorisë Kundër Korrupsionit kanë shtënë në duar faktet që tregojnë ekzistencën e një organizate kriminale të pastrimit të parave pjesë e së cilës është edhe kryeministri bullgar.

Sipas mediave spanjolle, ajo që do të përfitonte nga pastrimi i këtyre parave do të ishte ish-modelja bullgare Borislava Yovcheva, e cila është e lidhur ngushtë me kryeministrin Borisov.

Yovcheva dhe babai i saj, një ish-elektricist, kanë pasur nën zotërim dy kompani me qendër në Barcelonë: Numin Invest SL dhe EMA BGS SL, kompani të cilat kanë përfituar më shumë se pesë milion euro që nga viti 2013. Sasia e parave vijnë nga “persona fizikë që nuk janë rezidentë në Spanjë”.

Më 20 mars të vitit 2019, autoritetet spanjolle morën një ankesë nga njësia bullgare e quajtur MC BUUP (Lëvizja Civile Bullgare e Bashkuar) sipas së cilës ish-modelja Yovcheva dhe familja e saj jetonin në një vilë luksoze dhe kanë pasur marrëdhënie të ngushta me kryeministrin.

Agjentët spanjollë të Krimit Ekonomik monitoruan dhe fotografuan vilën e vendosur në një zonë banimi të Esplugues de Llobregat me një “siguri private dhe sisteme të përparuara të mbikëqyrjes”.

Hetimi zbuloi se prona ishte blerë për  3 milionë euro  në vitin 2013.  Shtëpia brenda së cilës kishte edhe pishinë është në emër të Numin Invest SL, një nga dy kompanitë që po hetohet nga policia katalanase dhe prokuroria.

Hetimet kanë konkluduar se kreu i qeverisë bullgare ka pasur edhe marrëdhënie intime me ish-modelen.

Ai e mohoi këtë gjë në rrjetin e Eurocom TV. Pasi hetimet kishin filluar gazetat spanjolle i dërguan një sërë pyetjesh kryeministrit bullgar por pa marrë asnjë përgjigje.

Hetimet janë shtrirë direkt edhe tek të ardhurat e kryeministrit bullgar, për të parë nëse i justifikon apo jo investimet në kompanitë e lartpërmendura nga të ardhurat e tij.

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama ndan lajmin e mirë: Çelet bonusi i dytë për restaurimin e shtëpive muze

Përfundimi ishte se duke u bazuar në të ardhurat e deklaruara nga ana e Borisov investimi do të ishte i pamundur.

Pas një viti hetimesh dhe kërkimesh policia Katalanase ka dalë në përfundimin se në Barcelonë janë bërë investime që i tejkalojnë pesë milionë euro. Paratë mendohet se kanë arritur në Spanjë përmes dy kompanive që janë nën hetim.

Agjentët e krimit ekonomik nuk kanë gjetur të dhëna gjithashtu që ish-modelja (në lidhje intime me Borisov) së bashku me babanë të saj të justifikojnë të ardhurat me të cilat ata bëjnë jetën e luksit.

Të ardhurat e këtyre dy të fundit mendohet se mund të vijnë në forma të padeklaruara nga zyrtarë të qeverisë bullgare midis tyre edhe kryeministri Borisov.

Për këtë arsye, hetimet spanjolle  do të shtrihen edhe tek të ardhurat, deklaratat e taksave, kartat e kreditit, arkëtimet dhe detajet e tjera bankare të ish-modeles Borislava Yovcheva, babait të saj dhe pesë personave të tjerë.

Në fund të vitit 2015, në Bullgari plasën në publik përgjimet sipas të cilave kryetarja e Gjykatës së Sofjes Vladimira Yaneva së bashku me një tjetër magjistrat, dëgjohej teksa fliste për disa raste korrupsioni, shpërdorimi të pushtetit dhe ndikimin që politikanët e lartë ushtronin mbi drejtësinë bullgare.

Në këto përgjime përmendet edhe ekzistenca e një vile në në Barcelonë që kryeministri bullgar e përdorte për të kaluar kohën e tij me të dashurën, Borislava Yovcheva.

Për këtë skandal, ka reaguar edhe Komisioni Evropian i cili ka kërkuar një hetim të plotë dhe transparent të të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë rast korrupsioni, midis të cilëve edhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov. /Fjala.al/

Të fundit

Interi është fitues i derbit të Milanos, goli i Lautaro Martinez vulos sfidën

Stadiumi “San Siro” në “flakë” pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë në derbin Inter – Milan. Zikaltrit fituan...

Diskutimi mes Geasy dhe Luana Vjollcës: Do hap shampanjë kur të martohesh ti

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza! Të ftuarit e kësaj...

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të...

“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe...

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV