I ikin policisë në këmbë, zbulohet grupi që grabiste mjete luksoze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke e ditur se po udhëtonin me mjet të grabitur, tre të rinj nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar! Atëherë është lajmëruar një tjetër postbllok policor për të kryer ndalimin në dalje të Fushë-Krujës. Por personat e kanë braktisur mjetin duke e lënë në rrugë por duke qenë shumë afër me postbllokun që po i priste.

Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe kanë mundur të kapin vetëm 2 nga tre personat e konstatuar. Atëherë është verifikuar se makina ishte e grabitur rreth 8 muaj më parë dhe se personat që gjendeshin në atë mjet nuk e kishin vetëm makinën e parë të grabitur prej tyre. Policia pretendon se ka zbuluar një grup kriminal që ka kryer të paktën edhe dy grabitje të tjera makinash të kushtueshme. Sipas të dhënave të arrestuar janë dy djem, njëri 28 vjeç nga Tirana dhe tjetri 24 vjeç nga Mamurrasi, përkatësisht A.G dhe K.Z!

Sipas të dhënave të policisë u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh. Xh., i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia. Të rinjtë akuzohen se me datë 20 shkurt duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”, i dyshuar si i vjedhur në Tiranë më datë 25 qershor 2019, me targa të tjera të vjedhura në Shkodër, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim.

Pas ndjekjes nga policia këta shtetas kanë braktisur mjetin dhe njëri prej tyre ka mundur të largohet. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dy grabitjeve të tjera, konkretisht: -Më datë 05.06.2019, në Fushë Krujë, dyshohen se kanë vjedhur mjetin tip “BMW”, në pronësi të shtetasit E. Ll. -Më datë 19.11.2019, në fshatin Derven, Krujë, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit Sh. D. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV