Shqipëria sërish në listën gri të pastrimit të parave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Lajmi u dha nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mangësi strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar.

Njoftimi u bë në 21 shkurt nga Financial Action Task Force (FATF), që publikoi listën e subjekteve nën monitorim të zgjeruar. Vendet e reja që janë subjekt i monitorimit janë Shqipëria, Barbados, Xhamajka, Mauritius, Myanmar, Nikaragua, Uganda. Shqipëria është e vetmja nga Europa që shfaqet në këtë listë, së  bashku me Islandën.

Në njoftim thuhet se juridiksionet nën monitorim të shtuar po punojnë në mënyrë aktive me FATF për të adresuar mangësitë strategjike në regjimet e tyre për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit. Kur FATF vendos një juridiksion nën monitorim të shtuar, kjo do të thotë se vendi është angazhuar të zgjidhë me shpejtësi mangësitë e identifikuara strategjike brenda afateve të pranuara dhe i nënshtrohet një monitorimi të shtuar. Kjo listë shpesh referohet si ‘lista gri’, thuhet në njoftimin zyrtar.

Raporti përmend vullnetin e mirë të Shqipërisë për të adresuar problemet. “Në shkurt të vitit 2020, Shqipëria bëri një angazhim politik të nivelit të lartë për të punuar me FATF dhe MONEYVAL për të forcuar efektivitetin e regjimit të saj në luftën kundër pastrimit të parave.  Shqipëria kishte qenë në këtë listë në periudhën 2011-2015 dhe kishte dalë nga lista në 2015-n.

Lexo edhe :  Primaret e PD-së, Berisha i druhet “grupit Bardhi”

Moneyval paralajmëroi në fund të 2018-s

Një raport i Moneyval i publikuar në fund të vitit 2018, u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të shtojnë përpjekjet në ndjekjen e pastruesve të parave dhe konfiskimin e aseteve të tyre, të lidhura me aktivitete që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme dhe në trajtimin e rreziqeve terroriste të financimit të lidhura me to.

Në raportin që ishte shumë negativ për Shqipërinë vihet në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave, ndërkohë që u tërhiqet vëmendja autoriteteve që ata nuk po marrin masat e duhura për të luftuar këtë fenomen. Kjo situatë ka bërë që Komisioni Europian të zgjerojë mekanizmin mbikëqyrës për fenomenin e pastrimit të parave në Shqipëri, duke rrezikuar të fusë sërish Shqipërinë në listën gri të vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave, nga e cila vendi doli në 2015-n.

Sipas konkluzioneve të raportit, “korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe seriozisht dëmton funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale. Autoritetet janë të vetëdijshëm për rreziqet nga korrupsioni, por zbatimi i ligjit deri më tani ka pasur një vëmendje të kufizuar për të shënjestruar korrupsionin e lidhur me pastrimin e parave. Një reformë e rëndësishme gjyqësore është duke u zbatuar për të adresuar më mirë rrezikun e korrupsionit që mbizotëron në vend”. Burimi /Monitor/

 

 

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV