VIDEO/ “Të arrestohen ata që thyen stolat”, FSHF publikon pamjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sjelljes së vandale të tifozërisë në ndeshjen Kukësi-Tirana ka reaguar ashpër Federata Shqiptare e Futbollit.

Tifozeria në atë ndeshje ishte shumë e papërmbajtshme dhe ka shkaktuar shumë dëme, pjesa dërrmuese e tyre në sektorin e tifozërisë bardheblu.

Nga të dhënat e FSHF-së raportohet se janë thyer 164 ulëse, 145 në sektorin e tifozërisë së Tiranës dhe 19 në sektorin e tifozërisë së Kukësit.

FSHF kërkon që të zbatohet ligji i ri për të parandaluar këto akte vandale në stadiumet shqiptare. 

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër sjelljet e papranueshme dhe vandale të disa grupeve të tifozëve në ambientet e Air Albania Stadium gjatë ndeshjes Kukësi – Tirana, sjellje këto që nuk kanë asnjë lidhje me synimin tonë për t’i kthyer ndeshjet e kampionateve tona në festa futbolli. Këto akte vandale përbëjnë shkelje ligji dhe ne kërkojmë që personat përgjegjës të përballen me ligjin.

Pas verifikimeve të kryera nga administrata e Air Albania Stadium, rezulton se janë dëmtuar 164 ulëse, nga të cilat 145 nga ana e tifozëve të Tiranës dhe 19 nga ana e tifozëve të Kukësit. FSHF ka tashmë të dokumentuara me video dhe foto personat konkretë që thyejnë ulëset dhe i flakin ato në fushë duke dëmtuar sportdashësit e tjerë si dhe duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve të ndeshjes si dhe futbollistëve.

FSHF, nëpërmjet një kërkese zyrtare, i ka kërkuar policisë së Tiranës ndalimin dhe arrestimit e këtyre personave dhe tashmë ka nisur procedura nga ana e forcave të rendit. Federata e Futbollit bazuar te ligji, do të publikojë në stadium fotot dhe videot e personave që ushtrojnë dhunë në mjediset sportive.

FSHF u bën thirrje klubeve dhe grupeve të tifozerive të marrin masa dhe të respektojnë rregullin dhe ligjin në cilëndo hapsirë sportive të vendit. Komisionet në FSHF do të veprojnë në bazë të rregulloreve të brendshme duke marrë masa kundër këtyre shkelësve. Kërkojmë nga Policia e Shtetit që t’i shoqërojë personat përgjegjës në bazë të ligjit në fuqi, në mënyrë që ata të dalin para drejtësisë.

Lexo edhe :  Zgjedhjet, Celibashi: Duhet të nisë menjëherë puna për një reformë reale!

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozerive dhe u bëjmë thirrje që sëbashku t’i kthejmë stadiumet tona në mjedise familjare, ku mbizotëron festa sportive dhe jo dhuna dhe aktet vandale.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV