A u fut 43 vjeçari në kurth? Shkon në Rinas me pistoletë me vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 43 vjeçar me iniciale B.L., banues në Durrës, është vënë në prangat e policisë pasi tentoi të kalonte me pistoletë në aeroportin e Rinasit. Të paktën kështu thuhet në njoftimin që policia ka shpërndarë për mediat.

Por mjafton ky njoftim që mbi ngjarjen të ngrihen dyshime të forta nëse 43 vjeçari është futur apo jo në kurth.

Policia bën me dije se nëpërmjet rrugëve operative ka marrë informacionin “se një shtetas dyshohej që kishte armë zjarri me vete dhe do udhëtonte drejt Italisë”. Pra dikush ishte në dijeni se burri kishte një armë në valixhe dhe për këtë ka vënë në dije uniformat blu.

Ndërkohë që në fotot e shpërndara nga policia shihet se personi që ka futur pistoletën në valixhe as nuk është mundur ta fsheh atë, të paktën nëpërmjet çmotimit, edhe pse sërish do të ishte lehtësisht e identifikueshme nga skaneri dhe punonjësit e aeroportit.

Vetëm një person që nuk ka dëgjuar ndonjëherë për ekzistencën e aeroporteve do të bënte një gafë të tillë sa të tentonte të kalonte skanerin me pistoletë në valixhe.  Nuk mund të thuhet se çfarë ka patur në mendje 43 vjeçari me këtë veprim, përsa kohë edhe policia vijon hetimet, por fakti që autoritetet janë njoftuar për armën përpara se burri të mbërrinte në aeroport nuk përjashton mundësinë që arma t’i jetë vendosur pa dijeninë e tij në valixhe.

Gjithsesi, hetimet e mëtejshme do të zbardhin të plotë ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Short Ëeapon”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit,  punonjësit e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” dhe DVP Durrës.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë “Berreta”, me një krehër me fishekë.

Lexo edhe :  Matura Shtetërore 2025/ Shpallen datat për plotësimin e formularëve, A1 dhe A1Z

Vihet në pranga 43-vjeçari që posedonte armën e zjarrit.

Vijon operacioni, në bashkëpunim me homologët italianë, për zbardhjen e qëllimit të 43-vjeçarit që tentoi të udhëtonte me armë zjarri drejt Bolonjës, Itali.

Në Rinas, si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes shërbimeve të Policisë Kufitare të Rinasit, specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë dhe punonjësve të sigurisë së Aeroportit të Rinasit, konkretisht të skanerit të bagazheve dhe personave, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Short Ëeapon”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës.

Falë informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  se një shtetas dyshohej që kishte armë zjarri me vete dhe do udhëtonte drejt Italisë është organizuar puna për mbajtjen nën vëzhgim të shtetasit të dyshuar, deri në momentin e futjes në skaner në zonën e kontrollit kufitar. Gjatë skanerimit të valixhes së tij të dorës, Policia i gjeti një armë zjarri e llojit pistoletë, e markës “Pietro Beretta”, me një krehër me fishekë.

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u  ushtrua kontroll në banesën e tij në Durrës dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë  dhe në bashkëpunim me homologët italianë po vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për identifikimin e destinacionit dhe zbardhjen e qëllimit final që shtetasi i arrestuar ka patur me këtë armë.

Të fundit

Skenarët, çfarë ndodh me Bashkinë e Tiranës/ Afati i pritjes është tre muaj

Pak pasi hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dolën nga Bashkia Tiranë duke marrë kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri Edi...

Veliaj reagon pas arrestimit: Nuk kam më detyrimin të hesht

Reagimi: Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një...

Ministri Gonxhe përkujton Musine Kokalarin

"Musine Kokalari – Zëri i lirisë që nuk u shua kurrë! Në ditën e lindjes së Musine Kokalarit, kujtojmë gruan që sfidoi heshtjen me fjalën...

Festë luksoze beqarie në Amerikë, modelja dhe djali i Jozefina Topallit drejt altarit

Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina po shkon drejt altarit me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli. Prezantuesja ka organizuar festën e beqarisë me...

“G Bani nuk është përjashtuar, ai është në…” , Jul Deda zbulon sekretin e produksionit

Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara. Megjithatë ajo që mori vëmendjen është se ai nuk u...

Lajme të tjera

Web TV