Coronavirusi/ Një universitet në Australi jep një lajm të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip studiuesish të Universitetit të Queensland në Australi kanë arritur të krijojnë kandidatin e tyre të parë për vaksinën e koronavirusit ‘COVID-19’ dhe do të nisin menjëherë zhvillimin e mëtejshëm përpara testimit zyrtar para-klinik.

Qëllimet kryesore të studimeve para-klinike janë përcaktimi i dozës së sigurt për testimin tek njerëzit dhe të vlerësojë profilin e sigurisë së një produkti. Puna në laborator tregon se teknologjia e përdorur nga studiuesit mund të krijojë një vaksinë kandidate e cila mund të njihet më lehtë nga sistemi imunitar, duke shkaktuar një përgjigje imune mbrojtëse.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm në luftën kundër epidemisë së koronavirusit pasi siç thotë edhe zv/kancelari i Universitetit ajo është krijuar në një kohë shumë të shpejtë. Profesor Peter Høj tha që ekipi ka treguar përparim të konsiderueshëm në përputhje me kornizën kohore shumë të përshpejtuar të programit të reagimit të shpejtë, dhe orët e gjata në laborator janë shpërblyer me këtë arritje.

“Ende ka testime të shumta për të siguruar që kandidati i vaksinës është i sigurt dhe krijon një reagim efektiv imunitar, por teknologjia dhe përkushtimi i këtyre studiuesve do të thotë që pengesa e parë është kaluar”, tha profesori Hoj.

Ky projekt është shpallur më 24 janar dhe zhvillohet në kuadër të Koalicionit për Inovacion në Parapërgatitjen ndaj Epidemive (CEPI). Universiteti i Queensland është një nga tre të vetmit programe në nivel global i iniciuar nga CEPI dhe duke përdorur platforma të reagimit të shpejtë ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Faza tjetër është që vaksina kandidate të prodhohet në një shkallë më të madhe të nevojshme për testime shtesë, për të përcaktuar efektivitetin e tij kundër virusit. Studiuesit thanë që kërkimet e hershme kishin shkuar “siç pritej” dhe materiali i krijuar kishte vetitë që i lejuan ekipit të vazhdojë me zhvillimin e vaksinave

Të fundit

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

Lajme të tjera

Web TV