Begaj jep lajmin e mirë: Së shpejti Azerbajxhani do të heqë vizat për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shqipërisë, Barjam Begaj ka bërë me dije se homologu i tij në Azerbajxhan, ka premtuar se  së shpejti do të heqë vizat për vendin tonë.

Sipas Kreut të Shtetit, thellimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe prania e investimeve azere edhe në drejtim të turizmit janë të mirëpritura.

Heqja e vizave është gjithashtu një tjetër mënyrë për të afruar më tej dy popujt.

“Siç e përmenda, Presidenti Aliyev është një njeri që i përmbush premtimet në realitet dhe sot më tha se heqja e vizave do të realizohet shumë shpejt” – theksoi Presidenti Begaj.

Pika të tjera të trajtuara gjatë takimeve ishin edhe mbështetja e Shqipërisë për paqen afatgjatë në rajonin e Kaukazit Jugor, të ndërmjetësuar nga partnerët e besueshëm dhe organizatat ndërkombëtare. Kreu i Shtetit i rishprehu Presidentit Aliyev se Shqipëria gjithnjë ka mbështetur integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit.

Dy presidentët u ndalën edhe te lufta në Ukrainë, ku ndanë një tjetër herë mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës.

Këtë vit, shënohen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Për Kreun e Shtetit, sot marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira se kurrë ndonjëherë

Të fundit

Valbona Selimllari tregon arsyen përse i ka mbajtur fëmijët larg vëmendjes publike

Ish-misi Valbona Selimllari në një intervistë të sajën ka treguar arsyen se përse i ka mbajtur fëmijët larg vëmendjes...

I zhdukur prej disa ditësh nga banesa, babai denoncon në polici humbjen e të birit

Një 26 vjeçar raportohet i zhdukur. Ka qenë babai i tij që ka bërë denoncim në komisariatin e policisë nr.4 se i biri është...

Veliaj homazhe pranë memorialit ‘Nënë Shqipëri’ në nder të ‘5 Majit’: Lavdi dëshmorëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi pranë memorialit “Nënë Shqipëri” të rënët dëshmorë për lirinë e atdheut. Të pranishëm ishin edhe autoritetet më...

Shkaktoi vetëmbytjen e gruas dhe tre fëmijëve të tij, zbardhen detajet e rënda

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër. Babi Ergys Arrazi ushtronte dhunë në familje dhe dyshohet se vajza 9-vjeçare...

DETAJET shokuese/ Nëna me 3 fëmijët u hodh nga ura e Bunës në lumë

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër. Behet me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë...

Lajme të tjera

Web TV