Iran/ Fitojnë konservatorët, dobësohet politikisht presidenti Rouhani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konservatorët në Iran pritet të fitojnë zgjedhjet parlamentare sipas rezultateve preliminare, kanë raportuar mediat lokale, duke theksuar se kandidatët e linjës së ashpër kanë shënuar përparësi në Teheran.

Sipas raportimeve, një listë e kandidatëve konservatorë të drejtuar nga Mohammad Bagher Qalibaf pritet të fitojnë 30 ulëset e parlamentit.

Qalibaf, ish-udhëheqësi i Teheranit, pritet të jetë kryeparlamentari i ri.

Autoritetet kishin shtyrë votimin për 5 orë më shumë që t’ju mundësojnë sa më shumë njerëzve të marrin pjesë në votim. Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen më 23 shkurt.

Këto janë zgjedhjet e para prejse Shtetet e e Bashkuara i kanë rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike, në maj të vitit 2018, për shkak të programit të saj bërthamor.

Këto sanksione e kanë goditur rëndë ekonominë e Iranit.

Mijëra kandidatë të moderuar janë ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje, për shkak të, siç është thënë, mospërmbushjes së kushteve.

Për rrjedhojë, rezultati pritet të dobësojë politikisht presidentin Hassan Rohani, i cili shihet si më i moderuar.

Më shumë se 7,000 kandidatë garojnë për 290 ulëset e parlamentit, të njohur si Majlis.

Ai është pjesë e një sistemi të përzier të qeverisjes demokratike dhe teokratike në Iran, nën të cilin, udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, e ka fjalën e fundit për çështjet më të rëndësishme./ Evropa e Lirë

Të fundit

Farsa e FSHF-së me biletat para Serbisë, tifozët ‘masakrojnë’ Federatën në komente

Paçka se ka më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta për sfidën kundër Serbisë (7 qershor në Tiranë),...

E fejuar për pesë vjet, Xheneta rrëfen ndarjen: Kisha probleme me nënën e tij!

Xheneta Fetahu ka folur pa doreza për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’. Teksa është diskutuar për raportin nuse-vjehërr, Xheneta...

SPAK godet grupet e trafikut të drogës, disa të arrestuar në qytete të ndryshme të vendit

Prokuroria e Posaçme ka finalizuar një operacion ku janë goditur disa grupe kriminale të lidhur me trafikun e drogës në disa qytete të vendit. Gazetarja...

Neda Balluku e ashpër ndaj prindërve: “Mbajini vetë kalamajtë ose mos bëni fare kalamaj”

Opinionistja Neda Balluku ka ‘goditur’ një fenomen social ditën e sotme përmes rrjeteve sociale. Nga parku i Liqenit, ku e ka nisur javën, ajo ka...

Publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes së provimit

Ditën e sotme rreth maturantët në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Rreth...

Lajme të tjera

Web TV