Ish-ministri: Ja sa para duhen për masat kundër coronavirusit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar për masat që Shqipëria ka marrë kundër përhapjes së mundshme të coronavirusit. Në reagimin e tij, Shehu thotë se masat duhet të jenë për të tre fazat e përballjes: pengimi i hyrjes së virusit, kufizimi i përhapjes se tij nëqenëse arrin të depërtojë dhe më tej lufta me komplikacionet e tij, që është më e vështira.

“Masat në kufi, që janë pak të efekteshme për vetë natyrën e virusit, zerohen me tej sepse grupet kriminale të trafikut njerëzor në bashkëpunim me strukturat shtetërore, duke trafikuar me mijëra sirianë a të tjerë ilegalë në ditë, në fakt e kanë lenë Shqipërinë “pa kufi” e pa mbrojtje epidemiologjike. Kujdesi parësor, që ka rëndësi thelbësore në kufizimin e përhapjes se tij mbas ardhjes, është në varfëri të thellë në njerëz, mjete e financime.

Shërbimet e specializuara si ai i Reanimacionit, infektivit, laboratorëve etj. në nivel vendi, që duhet të përballojnë komplikacionet e mundshme, janë të margjinuara pothuajse vetëm në Tiranë. Në Shqipëri kemi vetëm rreth 130 respiratorë, pra për rreth 80 të sëmurë, por dhe këto jo të gjitha të pershtatshme, asnjë aparaturë ECMO kur do të duheshin minimalisht rreth 30 të tilla stacionare e levizëse, materiale konsumi e mundësi monitorimi të të sëmurëve shumë larg nevojave, punonjës të paket e të nënpaguar etj etj.

Pra kërkohen urgjentisht masa konkrete transparente, pluridimensionale, mobilizim të të gjitha resurseve shqiptare, bashkëpunim me fqinjët e pa dyshim një buxhet të veçantë financiar prej rreth 30 Milionë Euro, që shumë mirë mund të dalë duke bllokuar PPP-të, elemente që janë detyrime të Qeverisë.

Pra t’i lemë fjalët e bukura, betimet personale, 3D-të, “sekretet shterore” jo vetëm se keshtu bëjmë vetëm një “vrime në ujë”, por dhe se duke rrezikuar jetën e shendetin e qytetarëve, autoret nesër mund të duhet të përgjigjen përballë ligjit. Unë shpresoj me gjithë zemër që kjo te mos ndodhë, ne të mos prekemi për vullnet të Zotit, por sidoqoftë duhet të përgatitemi për më të keqen” shkruan në reagimin e tij Shehu.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV