Italia mbetet në alarm, numri i të infektuarve me coronavirus i kalon 100

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 50 mijë njerëzve që jetojnë në zonat e prekura në coronavirusi, kryesisht në Lombardi dhe Veneto, u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të lëvizin sa më pak. Italia është vënë në alarm pasi numri i të infektuarve me coronavirus i ka kaluar 100, ndërsa dy persona vdiqën dje.

Vendi fqinj është kthyer në pikën kryesore të Evropës sa i përket virusit vdekjeprurës.

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte njoftoi mbrëmjen e së shtunës një plan emergjent për t’u përballur me këtë situatë. Aty parashikohet edhe bllokimi i hyrjeve dhe daljeve në zonat e infektuara.

-Coronavirusi/ Conte refuzon pezullimin e Shengenit: Do shkatërronim ekonominë

Lombardia dhe Veneto konsiderohen si ‘zemra industriale’ e Italisë dhe dy rajonet së bashku realizojnë 30% të prodhimit të brendshëm bruto.

‘Shpërthimi’ i coronavirusit në Itali erdhi nga qyteti i vogël i Codogno-s, në juglindje të Milanos, ku i identifikua pacienti i parë, një 38 vjeçar i cili ndodhet tashmë në gjendje të qëndrueshme.

-Emrat/ Këto janë 11 komunat italiane që coronavirusi i ka kthyer në karantinë

“Të gjithë ata që janë infektuar kanë patur përgjatë datave 18-19 kontakte me dhomën e emergjencave dhe spitalin në Codogno”, ka deklaruar Giulio Gallera, drejtues i drejtorisë rajonale të shëndetit.

Banorëve të Codogno dhe 9 qytezave përreth u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet.

-Alarmohet dhe Torino, shkon në 3 numri i të infektuarve nga coronavirusi

ISHP në konferencë/ Bino: Coronavirusin e identifikojmë në kohë reale, i kemi pajisjet

Të fundit

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV