Koronavirusi, virologu Pregliasco: Për ta ndaluar, nuk duhet të kesh frikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi, virologu Pregliasco: “Për ta ndaluar, nuk duhet të kesh frikë edhe nga veprimet brutale”

Frika për ekspertin është se, një përhapje e madhe, masive “do të bllokonte vendin”. “Nevojitet, – vazhdon Pregliasco, – përpjekje, madje mbinjerëzore, për të kufizuar madhësinë e problemit. Izolimi dhe identifikimi i subjekteve të infektuar do të jetë thelbësore, shpjegon ai.

Tani koronavirusi është vërtet i frikshëm. Edhe në Itali u regjistruan viktimat e para: është një 78- vjeçar nga Vo ‘Euganeo (Padova) dhe një 77-vjeçare nga Casalpusterlengo. Pak më parë lajmi për rastin e parë të konfirmuar ishte në Milano. Rajoni më i prekur është Lombardia dhe pak kohë më parë mbërriti dhe lajmi për rastin e parë të konfirmuar me virusin vdekjeprurës në Milano. Sipas raporteve nga guvernatori Attilio Fontana, në fakt, shpërthimi i Covid-19 është gjendet në zonën e ulët të Lodigiano-s. Por çfarë mund të ndodhë në orët e ardhshme? Kjo sigurisht është pyetja që shumica e italianëve bëjnë për vetveten. Sipas virologut Fabrizio Pregliasco “duhet të presim raste të tjera”, por tani “nevojitet një përpjekje, madje mbinjerëzore, për të kufizuar madhësinë e problemit, pra përhapjen e infeksionit dhe virusit”, tha eksperti për Huffingtonpost.

Fabrizio Pregliasco, virolog, Itali

Pregliasco: “Të gatshëm gjithashtu për veprime brutale”

Themelore për virologun, studiues në Universitetin Shtetëror të Milanos, nuk është që “të biem në psikozë”. Situata që po zhvillohet në zonën e Lodigiano-s dhe në provincën e Padovës duhet të menaxhohet “si një zjarr, duke djegur tokën rreth zonës ku hapen flakët e zjarrit”. Pregliasco shpjegon se ” jemi në një fazë të dytë, të zbutjes, në të cilën duhet të përpiqemi të kufizojmë, të ngadalësojmë shpejtësinë e një përhapjeje, që megjithatë mund të provojë të jetë e gjerë”. Meqenëse përhapja e virusit aktualisht mbetet e kufizuar në një zonë të kufizuar gjeografike, është e nevojshme “një përpjekje, madje mbinjerëzore, për të kufizuar madhësinë e problemit, pra përhapjen e ngjitjes dhe virusit”. Virologologu është i bindur se duhet të priten raste të reja të infeksionit dhe “shpresoj pak vdekje, por unë përsëris se duhet të bëhet gjithçka për të lehtësuar përhapjen e virusit”.

Lexo edhe :  Ndërsa bota po shkon gjithnjë e më pranë shkatërrimit bërthamor, ku është opozita?

“Nuk duhet të kemi frikë të jemi brutal, – vazhdon ai, – në masat që duhen marrë për të zbutur situatën. Ne përpiqemi të kemi sukses jo në eliminimin e rrezikut, por në zbulimin e sa më shumë rasteve të jetë e mundur. Virusi tashmë ka filluar të përhapet, tani duhet të veprojmë si në rastin e një zjarri, duke e djegur tokën rreth zonës ku bien flakët e zjarrit. Skenari i frikshëm është ai i gripit spanjoll të vitit 1918, kur një virus, i një lloji tjetër, por i ri siç është Covid-19, për nj kohë të shkurtër pati himbje të mëdha duke goditur 35 përqind të popullsisë italiane. Frika, në rastin e koronavirusit është gjithashtu se, përballë një rreziku të ulët specifik, mund të ndodhë një përhapje e madhe, masive, e cila do të bllokonte vendin”.

Fabrizio Pregliasco, virolog, Itali

Thelbësor edhe izolimi

Profesori  sqaron se izolimi dhe identifikimi i subjekteve të infektuara do të jetë thelbësore për të përmirësuar situatën. “Unë besoj, – saktëson ai, – se është absolutisht e nevojshme të zbatohet, për shembull, një karantinë e rreptë për ata njëqind, njëqind e pesëdhjetë njerëz që kanë pasur kontakte të ngushta me grupin e parë të njerëzve që janë infektuar në provincën e Lodigiano-s”.

Burimi: fanpage.it

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

“Respekt”, Rama shpërndan foton e të riut duke shpëtuar një qen nga zjarri

Zjarret që kanë përfshirë edhe zona të banuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, sipërfaqe me bimësi...

Greqia e shkrumbuar pas zjarreve! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete

Zjarret e fuqishme kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha. Greqia është një vend i prekur nga vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë ishujt...

15 gusht 1940 – Nëndetsja italiane fundos kryqëzorin grek “Elli” në portin e Tinosit

Mëngjesin e 15 gushtit 1940, gjatë kremtimeve të Fjetjes së Shën Mërisë në ishullin e Tinosit, një nga festat më të rëndësishme fetare të...

Horoskopi ditor, 15 Gusht 2025

Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret...

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli me superlativa për trajnerin Daja...

Lajme të tjera

Web TV