Coronavirusi/A do të mbyllen kufinjtë me Italinë? Përgjigjet Manastirliu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Vendimet do të merren hap pas hapi”. Kështu u  përgjigj ministrja së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e pyetur nëse Shqipëria po planifikon të mbyllë kufinjtë me Italinë.

“Kjo situatë po trajtohet me shumë përgjegjësi nga qeveria shqiptare dhe të gjitha strukturat. Të veprojmë në përgjegjësi të plotë duke garantuar pikë së pari shëndetin e qytetarëve. Shëndeti publik është i pari për ne. Edhe vendimet tona të orientuara drejt mbrojtjes. Ajo çfarë do të bëjmë do të jetë sipas shkallës së rrezikshmërisë dhe do të marrim masat përkatëse. Unë e thashë se nuk ka asnjë rast të prekur nga coronavirusi.

Do ta vlerësojmë hap pas hapi edhe marrjen e masave dhe vendimeve të tjera. Për çdo masë që do të marrim do të informohemi në kohë reale. Ne si Shqipëri jemi duke u konsultuar me OBSH-në në raport me të gjitha masat që kemi marrë deri më tani. OBSH rekomandon që të vlerësohet mundësia hap pas hapi por mbyllja e kufinjve realizohet në një moment të caktuar ku paraqiten raste apo kur kemi një situatë epidemie apo një situatë me përhapje të gjerë” tha Manastirliu.

Të fundit

Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me...

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para forcave britanike dhe hipi në...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Lajme të tjera

Web TV