Interi bie dakord për shitjen e Lautaros, por do marr dy sulmues të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lautaro Martinez duket se së shpejti nuk do jetë më pjesë e skuadrës së Interit, ndonëse ka pasur një sezon të shkëlqyer me 16 gola dhe 4 asistime në 30 ndeshje.

Dy skuadrat më të mëdha të La Ligës, Real Madrid dhe Barcelona e duan me çdo kusht atë, ndërsa Interi duket se ka pranuar shitjen e tij.

Sipas medieve italiane mësohet se drejtuesit e zikaltërve kanë rënë dakord për shitjen e argjentinasit, pasi ai vet dëshiron të kalojë në Spanjë. Megjithatë, Interi do ta lejoj largimin e tij vetëm nëse paguhet klauzola prej 111 milionë euro.

Për të zëvendësuar rolin e tij në skuadër, zikaltërit pritet që të marrin dy sulmues të tjerë dhe në listën e tyre deri më tani janë emrat e 4 lojtarëve.

Pierre Emerick Aubameyang dhe Anthony Martial dëshirohen shumë në Itali megjithatë vlera e tyre është shumë e lartë.

Në listën e trajnerit Antonio Conte janë edhe dy lojtarë që iu skadon kontrata në verë si Olivier Giroud dhe Dries Mertens.

Italianët po synojnë afrimin e njërit mes Martial dhe Aubameyang për një shumë që shkon në rreth 60 milionë euro si dhe të bindin njërin mes Giroud ose Mertens t’i bashkohen falas./Fjala.al/

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV