Ishte me leukemi/Shërohet për 15 ditë fëmija i parë në botë, ja kura që përdorën mjekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testuar me sukses në Spitalin e Fëmijëve “Bambino Gesù” në Romë, një trajtim që zbut efektet anësore të CAR-T duke pastruar gjakun e pacientëve.

Vitet e fundit, terapia CAR-T ka revolucionarizuar trajtimin e kancereve të gjakut që nuk i përgjigjen kimioterapisë: Limfocitet T të pacientit merren, riprogramohen për të njohur qelizat neoplastike dhe më pas riintezohen.

Megjithatë, në një të tretën e rasteve, reagimi inflamator i dëshiruar, mund t’i shpëtojë kontrollit dhe të kompromentojë funksionet jetësore të pacientit leukemik të trajtuar me imunoterapi. është i ashtuquajturi sindromi i lëshimit të citokinës, ndërmjetësuesit e inflamacionit dhe sepse, i cili në raste të rënda mund ta çojë pacientin drejt vdekjes. Deri më tani, sindromi është trajtuar me ilaçe që nuk mund të kontrollojnë gjithmonë gjendjen inflamatore, si dhe shtypjen e sistemit imunitar, shkruan La Republica.

Në përpjekje për të kufizuar këtë efekt anësor, pa ndikuar në efektivitetin e terapisë së gjeneve, muajt e fundit mjekët e Kujdesit Intensiv Pediatrik zona Rossa dhe ata të Onkologjisë dhe Hematologjisë Pediatrike të “Bambino Gesu” i Romës kanë eksperimentuar me sukses me një qasje të re: të pastrohet shpejt dhe në mënyrë selektive gjaku.

Në studimin e botuar në revistën Critical Care Explorations, Dr. Gabriella Bottari dhe kolegët raportojnë rastin e parë të një 14-vjeçari që vuan nga një formë e rëndë e leuçemisë limfoblastike akute – forma më e zakonshme në moshën pediatrike, e cila çdo vit në Itali ka rreth 400 raste të reja – trajtohet me CAR-T në kombinim me hemoperfuzionin ekstrakorporal, pas fillimit të një forme shumë serioze të sindromës së lëshimit të citokinës. Pacienti i ri, i shtruar në kujdesin intensiv pediatrik në fakt kishte shfaqur vështirësi të mëdha të frymëmarrjes në baza inflamatore një javë pas infuzionit të CAR-T dhe u shpëtua nga mjekët. Më pas u largua shëndoshë e mirë nga spitali vetëm 15 ditë nga dita e shtrimit.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV