Roza Latin në puntatën e fundit të emisionit të saj, kishte të ftuar këngëtarin Stresi. Ata ishin duke realizuar një situate humori e cila nuk u prit edhe aq mirë nga Keisi, ish e dashura e këngëtarit.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ Keisi ironizon Rozën se nuk ka humor, pasi nëse do të kishte do të punonte tek Portokallia, emisioni humorit.
Më tej ajo shkruan se moderatoria Roza Lati, nuk duhet të tallet me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve pasi nuk janë për të qeshur.
“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Why not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj.
E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, ka shkruar Keisi.Fjala.al