Koronavirus bllokon Serinë A, Federata mbledhje me Qeverinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alarmi nga koronavirusi bllokoi çdo aktivitet sporti në Itali, ndërsa në Romë është duke u zhvilluar një mbledhje urgjente mes Federatës së Futbollit të Italisë dhe qeverisë.

Gjatë ditës së djeshme u anuluan 4 ndeshje që do zhvilloheshin në kuadër të javës së 25-t të Serisë A dhe më tej kryeministri Giuseppe Conte nuk përjashtoi as mundësinë e pezullimit të javës së 26.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, federata i ka kërkuar autorizim qeverisë që ndeshjet e javës që vinë të zhvillohen me dyer të mbyllura, por kjo kërkesë do të shqyrtohet në vazhdim nga ekspertët.

Megjithatë po kjo media raporton se Juventusi nuk pranon të luajë në një stadium pa tifozë ndaj Interit dhe ndaj ka propozuar që sfida të zhvillohet në fushë neutrale, por me tifozët në krah.

Nga kjo mbledhje pritet që të vendosen edhe datat për ndeshjet e anuluara ditën e djeshme, nga ku takimi mes Interit dhe Sampdorias, flitet që do jetë data 20 maj, data e kësaj ndeshje. Një tjetër mundësi është të shtyhen gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, si rrjedhojë edhe finalja nga 13 maj në 20 maj.

Ndeshjet e tjera ajo midis Atalanta-Sassuolo pritet të luhet në 18 mars, Torino-Parma, në 4 ose 11 mars dhe Verona-Cagliari në 11 mars. Megjithatë deri më tani asgjë nuk është zyrtare dhe pritet një konfirmim edhe nga qeveria./Fjala.al/

Të fundit

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm...

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Lajme të tjera

Web TV