Trashi dhe Telushi tmerrojnë Partizanin para derbit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë na ndajnë nga derbi Tirana-Partizani dhe duket se nga të dyja skuadrat po bëhem përgatitjet maksimale për të marrë fitore, por në ndryshim nga 5 vitet e fundit ky fitues ishte Partizani, tashmë duket se rrjedha ka ndryshuar.

Që prej humbjes së derbit të fundit me rezultatin 1-2, duket se “Demat”e kryeqytetit ndodhen në një fazë jo të mirë.

Ndërsa kundërshtarët e tyre nga ana tjetër ndodhen në moment kulminant dhe vijnë në këtë sfidë pas fitore 1-2 ndaj Kukësit, që deri në këtë moment ishin dhe kryesuesit e Kategorisë Superiore.

Megjithatë të dyja skuadrat e kryeqytetit po mobilizojnë të gjitha forcat për të qenë sa më në formë dhe me synimin e vetëm, fitoren e këtij takimi. Mirëpo duket se dy nga lojtarët më të mirë të të kuqve, Lorenc Trashi dhe Bruno Telushi janë duke i trembur paksa kampionët ende në fuqi të Shqipërisë.

Trashi pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën kundër Bylis, një dëmtim në kokë që e detyroi të shtrohet në spital dhe që vë në dyshim prezencën e tij kundër Tiranës. Mungesa e tij do ishte një humbje e madhe për ekipin e Partizanit, por problemi shtohet edhe nga Telushi, i cili është futbollisti i momentit, por që edhe ndaj Bylis u aktivizua më shumë sforco, pasi dëmtimi i pësuar në kavilje nuk i lejon të jetë në 100% të formës së më të mirë.

Ndërsa i vetmi lajm i mirë është  rikthimi i Eneo Bitrit, i cili në ndeshjen ndaj Bylisit shleu dënimin për shkak të kartonëve.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Partizanin që të bëjë kthesën e nevojshme në këtë kampionat, i cili javët e fundit duket se ka marrë shumë për keq për të kuqtë./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë...

Kostoja shokuese e një shkrepseje: 20 milionë euro

Nga Leonard Veizi Sa herë që shpërthen një zjarr, përsëritet i njëjti refren i lodhur: nuk është faji i diellit përvëlues, as i temperaturave të...

Një histori e shkurtër e Alaskës, vendit ku vendoset e ardhmja e botës

Nga Giacomo Fasola, Corriere della Sera Një shekull e gjysmë më parë, Shtetet e Bashkuara blenë Alaskën nga Rusia (dhe disa në Moskë e duan...

Rusia, Ukraina dhe territoret: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe...

Kthjellime dhe reshje lokale shiu, parashikimi i motit 15 gusht 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht pritet shtim...

Lajme të tjera

Web TV