Zbardhen emrat e dy zyrtarëve që u kallëzuan në SPAK nga Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta zbulon zyrtarët e tjerë të kallëzuar penalisht në SPAK së bashku me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Mësohet se dy emrat e zyrtarëve të tjerë që u kallëzuan të hënën nga Meta janë Gentian Deva,  me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Dy të paditurat nga Presidenti akuzohen për “Shpërdorim të detyrës”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, thuhet në ekstraktin e kallëzimit penal. Ndërkohë, Presidenti Meta i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në tubimin e 2 marsit për të shkatërruar atë që ai e quan “tentativë për grusht shteti”.

Më herët gjatë fjalës së tij për mediat, përmendi vetëm emrin e ministres Etilda Gjonaj, por tha se janë dhe dy persona të tjerë, emrat e të cilave u bënë publike vetëm pak minuta më parë. /Fjala.al

Të fundit

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Lajme të tjera

Web TV