Coronavirusi në Itali, shqiptarët nga zonat e prekura flasin për Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Paniku në Shqipëri/ Koronavirusi në prag dhe shfrytëzimi nga “virus-politika”

Flasin nga zonat e prekura nga virusi në Itali për gazetën “Fjala” gazetari Taulant Kopliku, Bledjana Beqiri dhe Jurgena Alijaj.

Taulant Kopliku: Në Itali, dhjetë komuna në karantinë

Rreth 50 mijë banorë mbahen të izoluar në zonën e Ladixhanos ku është edhe numri më i madh i të prekurve nga koronavirusi.

Si është situata aktuale në Milano? Ka bashki të izoluara nga autoritetet?

Aktualisht kemi të bëjmë me një situatë të konsideruar nën kontroll, por kuptohet me masa drastike të marra nga bashkitë dhe komunat e të gjithë rajonit të Lombardisë me të cilat besoj se tashmë janë njohur të gjithë, që nga mbyllja e shkollave dhe universiteteve, ndërprerja e aktiviteteve kulturore, sportive dhe religjioze, mbyllja e muzeve apo dhe kufizimi I orarit për baret dhe restorantet. Për izolim total, mund të flasim vetëm për disa provinca në zonën e Lodixhano (përreth qytetit të Lodit).

Si po procedohet në lidhje me karantinat?

Në karantinë janë 10 komuna të Lodixhano me në total 50 mijë banorë të cilat simbolikisht janë të rrethuara me vijë të kuqe dhe një komunë me rreth 3500 banorë në Veneto, pranë Padovas. Në këto komuna kategorikisht nuk mund të hyhet dhe dilet pasi janë vendosur ngado postblloqe të policisë, karabinierëve dhe grupeve të mbrojtjes civile. Kuptohet që për çdo komunë ka korridore për kalimin e mjeteve me ilaçe, ushqime dhe nevoja të higjienës personale për banorët. Natyrshëm që është I paralizuar edhe transporti publik. Nga informacionet që kam unë, në Kodonjo, kanë nisur të shfaqen problematikat e para në furnizimin me ushqime dhe ilaçe.

Ka panik tek njerëzit? Si po e përballojnë ata këtë situatë alarmante?

Vetë boshatisja e supermarketeve dhe e farmacive në këto dy ditë tregon se ka dosa të theksuara paniku. Në Milano nuk flitet për tjetër përveç masave që duhet të merren. Në rrugë sheh një numër të madh personash me maska, ndërkohë ka një boshatisje të piacave për të evituar sa më shumë turmat. Kjo situatë, natyrshëm ka ndikuar në ekonominë e të gjithë Lombardisë e cila në këto ditë ka pësuar dëme kolosale, kryesisht në turizëm. Ka pasur mijëra anulime të prenotimeve nëpër hotele dhe restorante. Ky bilanc negative, natyrisht do të rëndohet në ditët në vijim.

Ka ndryshuar diçka te qëndrimi i tyre pas mbledhjes së komunitetit operativ të mbrojtjes civile nga Kryeministri italian Xhuzepe Konte, për vlerësimin e masave të reja të jashtëzakonshme?

Besoj se është ende herët për të diskutuar nëse ka ndryshuar diçka. Aktualisht paniku është evident dhe nuk largohet me deklarata autoritetesh.

Po për sa i takon komunitetit shqiptar (ata njerëz me të cilët ti ke kontakt të vazhdueshëm), si shfaqet reagimi i tyre përkundrejt koronavirusit?

Normalisht ka shqetësim ashtu si I gjithë komuniteti në Lombardi. Shumë persona me të cilët kam kontaktuar, preferojnë të evitojnë vendet publike në këto ditë, ndërsa ka nga ata më fatalistët që kanë menduar seriozisht të kthehen për disa kohë në Shqipëri. Ngjan çmenduri, por është e vërtetë. Në situate të tilla, njerëzit kërkojnë dëshpërimisht zgjidhje, edhe pse në teori, jo zgjidhjen më të zgjuar.

Blediana Beqiri: Izolohen 50 mijë qytetarë, 11 bashki nën kontrollin e policisë dhe ushtrisë

Si po përballohet situata në zonat e prekura në Itali dhe dalja në rrugë e policisë dhe ushtrisë për të mos lejuar lëvizjen në zonat e prekura, veçanërisht në Lodixhano.

Si është situata aktuale në Pavia? Ka bashki të izoluara nga autoritetet?

Situata është shumë kritike. Është krijuar një gjendje paniku në të gjithë Rajonin e Lombardisë. Rrugët janë të zbrazura dhe njerëzit e paktë që qarkullojnë janë të pajisur ma maska. Nëpër supermarkete raftet janë pothuajse të zbrazur dhe radhët janë tej mase të gjata, sepse të gjithë bëjnë furnizime në rast se zgjerohet harta e zonës së epidemisë. Me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 23 shkurt, N.6 “Masat urgjente për menaxhimin e emergjencës epidemiologjike nga CONVID-19” dhe në veçanti të Neni 3, paragrafi  1,  vendosen në karantinë 11 bashki, ku banojnë rreth 50 mijë qytetarë, të cilët do të mbikëqyren nga forcat e rendit.

Lexo edhe :  72% e mjeteve, më të vjetra se 15 vjet/ Shumë trafik e ndotje, cilat janë rrugëzgjidhjet

Si po procedohet në lidhje me karantinat?

Është totalisht e ndaluar qarkullimi, hyrjet dhe daljet në komunat e Lodixhanos, si: Kazalpusterlengo, Kodonjo, Kastiljone d’Ada, Fombio, Maleo, Somalja, Bertoniko, Terranova de Paserini, Kastelgerundo dhe San Fiorano, si dhe në një komunë të Venetos, Vo ‘Euganeo, në provincën e Padovës. Në dhjetë zonat e para jetojnë rreth 47 mijë banorë dhe në 3500 banorë në Vo’. Qytetarët e zonave në izolim, që përbëjnë vatrën e infektimit ose të ashtuquajturat zona të kuqe, nuk lejohet të lënë banesat e tyre.

Praktikisht, qytetarët e zonave në izolim, nuk mund të largohen nga zonat e tyre të banimit, ashtu si dhe askush që ndodhet jashtë këtyre zonave nuk mund të hyjë, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme. Për të kontrolluar nëse janë respektuar këto dispozita, janë ngritur postblloqe nga forcat e rendit dhe ushtria në të gjitha komunat e izoluara. Me vendim të Këshillit të Ministrave shkelësit do të dënohen sipas Nenit N. 650 të Kodit Penal, duke rrezikuar në tre muaj burgim ose gjobë deri në 206 euro. Po studiohen furnizimi me ushqim dhe ilaçe që do të komunikohet në orët në vijim.

Ka panik te njerëzit? Si po e përballojnë ata këtë situatë?

Edhe pse ekspertët ftojnë të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë situata mund të themi se është shumë alarmante. Akoma nuk është e qartë se cili është pacienti zero dhe si është shpërndarë koronavirusi. Mungesa e informacionit ka krijuar edhe shumë dezinformacion.

Po për sa i takon komunitetit shqiptar (ata njerëz me të cilët ti ke kontakt të vazhdueshëm), si shfaqet reagimi i tyre përkundrejt koronavirusit?

Nuk kam informacione të sakta për sa i përket komunitetit shqiptar. Unë punoj në një ambient shumë internacional dhe nuk kam shumë kontakte direkte me shqiptarë. Gjithsesi, Konsullata e Përgjithshme Shqiptare në Milano, për sigurinë e shtetasve dhe gjithë stafit konsullor, ka ftuar të gjithë shtetasit me banim në 11 zonat e izoluara, si edhe ata që shfaqin simptoma gripi, të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të paraqiten pranë ambienteve të Konsullatës, të zbatojnë me rreptësi udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Autoriteteve Lokale italiane. Në një komunikatë në faqen zyrtare Konsullata ka komunikuar se sapo situata të përmirësohet dhe Autoritetet italiane të komunikojnë zyrtarisht në lidhje me këtë do të njoftojmë në lidhje me procedurat për t’u ndjekur.

Jurgena Alijaj: Në Piemonte  pezullohet mësimi në shkolla

Masat e marra në Itali janë shtuar ndjeshëm, ndërsa banorët janë dyndur në markete për të siguruar ushqim.

Si është situata aktuale në zonën ku banoni? Ka bashki të izoluara nga autoritetet?

Për momentin në Rexhone Piemonte janë katër raste të konfirmuara me koronavirus. Presidenti i Rexhone Piemontes, Alberto Çirio firmosi urdhrin që të gjitha shkollat, nga klasat e para deri tek universitetet të mbyllen deri më 29.02.2020, në një urdhër të dytë. Gjithashtu janë ndaluar manifestimet edhe aktivitetet sportive, kulturale edhe fetare. Zyrat shtetërore, dyqanet, qendrat tregtare vazhdojnë aktivitetin normalisht. Nuk ka bashkësi të izoluara për momentin në Piemonte.

Ka panik te njerëzit? Si po e përballojnë ata këtë situatë alarmante?

Njerëzit flasin shumë për këtë situatë dhe ndër disa prej tyre ndihet një shqetësim. E vetmja situatë alarmante siç duket haptazi është dyndja nëpër dyqane dhe supermarkete për blerje të ushqimeve. Pjesa tjetër e qytetarëve vijojnë normalisht punën dhe nuk ka ndonjë urdhër specifik për një izolim të mundshëm.

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV