De Biasi rikthehet në Shqipëri, zbulon planin e madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi është rikthyer në Shqipëri, por këtë herë duket se ka ardhur me një mision tjetër.

Nga studio e emisionit “Procesi Sportiv” ai u shpreh me tone humori se nuk e grumbulloi Milot Rrashicën në Euro 2016, pasi nuk donte që të fitonte Europianin.

Tekniku italian ka folur edhe për kampionatin shqiptar, si dhe projektin e tij të ardhshëm në Durrës.

“Më intereson të kuptoj këtë rilindjen e Tiranës. Dua të shoh nëse është një projekt teknik apo rastësor. Të merrja Partizanin? Kur u largova nga Kombëtarja shkova në Spanjë dhe po synoj një tjetër lloj niveli. Erdha në Shqipëri pasi në verën e ardhshme kam ndërmend të hap diçka në Durrës, një akademi, atje ku stërvitja Kombëtaren.

Ndihem vërtet shumë mirë duke bërë këtë punën, megjithëse nuk mund të them që më jep të njëjtën kënaqësi si atëherë me Shqipërinë. Do të jetë një kamp sportiv dhe fëmijët duhet të jenë pjesë e saj. Nga mosha 6-16 vjeç mund të jenë pjesë që të marrin formimin e duhur.

Rashica? Duke qenë se nuk donim të fitonim Europianin, e lamë Rashicën në shtëpi. Atëherë ishte shumë i vogël dhe nuk ishte ky fenomeni që shikoni sot në Bundesligë”, -u shpreh ish trajneri i Kombëtares./Fjala.al/

Të fundit

“Isha shtatzënë, por nuk shkoi mirë”, rrëfimi prekës i Bebe Rexhës pas komenteve fyese

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, 35 vjeç, ka zbuluar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale se ka...

“Rama ik”/ Kryeministri në Fushë Krujë: Vdeksha unë për ty, o hudhër! Plasi syri i keq

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Fushë Krujë, hasi me një qytetar që tha “Rama ik”. Kreu i qeverisë...

Zgjedhjet, samiti i BE-së dhe “Giro d’Italia”, Proda mbledh drejtuesit e policisë

Zgjedhjet e 11 majit, samiti i liderëve të BE-së dhe “Giro d’Italia” kanë qenë në fokus të takimit të drejtorit të Përgjithshëm të...

Ende asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri, vijnë në ndihmë Forcat e Sigurisë së Kosovës

Kërkimet për gjetjen e 29 vjeçarit Ardit Beshiri i cili u rrëmbye bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në...

U deshën 1,455 orë për të krijuar bizhuteritë e Halle Berry-t në Met Gala

Në Met Gala 2025, Halle Berry vërtetoi edhe njëherë se eleganca nuk ka nevojë të bëjë zhurmë. Ndonëse një pjesë e konsiderueshme e të...

Lajme të tjera

Web TV