Pensionisti – Risk për bankën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për arsye të mos arsyes, Kontrolli i Lart i Shtetit më vuri ca para në bordero. U gëzova. Thashë.

-Do kem ca para xhepi, pa dijeninë e Ezmerkës. Me që ra fjala:

-Doni harmoni familjare? Dorzoni tek gruaja paratë?!

Neise. Kur vajta në llogari, më thanë: “keshi” vdiq. Duhet të hapni një llogari në Bankën Kombëtare Tregtare.

Shkova në bankë. Duke hapur numërin e llogarisë, më thotë arkëtarja:

-Pas disa ditësh do ta kesh gati “viza-kartën”. Të njoftoj unë.

-Ka problem t’i marr paratë “kesh”?…Nuk dua tja tregoj gruas?

-Po më vjen shumë keq, zoti Mitro!-Tha arktarja.- Nuk e prisja këtë fjalë nga ju, që kini vënë kurorë në kishë, duke u bërë 61 vjet dhëndërr! Por ka të drejtë populli kur thotë :”Të gjithë derrat ( burrat) një veçkë kanë”?!

…U largova me bisht në shall dhe i thashë haberin Ezmerkës.

-Më gëzove! Sa më njoftuan çupat e “Maks Mars” se ka ardhur furnizimi I ri…

– Ma jep numrin e llogaris së “Maks Mars”, tja kaloj paratë direkt nga banka?..

-Mitrush! Po flet me mua, nuk po shkruan broçkulla për habere?!…Me që ra fjala: Më vjen turp nga shoqet për ato broçkulla që shkruan. Nuk le shkrim pa futur cica? Pika burrit?…

Kaluan dy javë. Asnjë telefonatë nga banka. Javën e tretë ballëpërballë me arkëtare.

-“Viza-karta” nuk u “poq”. Më vjen keq, por nuk ta them dot sebepin…

Këmbëngula. Ngrita pak zërin dhe arkëtarja u dorëzuar:

-Më thanë nga “lart”, se pensionistët duhet të plotësojnë disa kushte për të marrë “viza – kartë”. Një kusht: duhet të depozitojnë mbi 1 milioinë lekë të vjetra, si garanci.

Lexo edhe :  Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

-Po pse vetëm për pensionistë ky privilegj?

-Mua më thanë, sepse duke qënë moshë e thyer, ka risk për bankën?

-E kuptova? Banka na ndjell damllanë!?

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV