“Po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri”/Berisha ngre alarmin: Dënoj këtë qëllim kriminal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministers së Shëndtësisë Ogerta Manastirli, të cilët sipas Bersihës, po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri. Sipas Berishës, në vend që ata të ndjekin praktikën e qendrimit të shpallur nga qeveria italiane për banorët e këtyre zonave dhe tju bëjnë thirrje atyre shqiptare apo italiane qofshin ata, që të mos vijnë dhe të mos lejojë që ata të hynë në Shqipëri, deklarojnë pa asnjë pikë përgjegjësie se nuk do kufizojmë lëvizjet me Italinë.

Statusi i plotë

Edvini Hajduti dhe ndrikulla Hajnia me qëndrimet e tyre po bëjnë çmos të fusin koronavirusun në Shqipëri!

Miq, Italia ka në një zone të kufizuar të saj të përhapur infeksionin e coronavirusit. Qeveria Italiane shpalli dje masa rigoroze ndër të cilat kufizimin edhe të detyruar të lëvizjes, daljes se qytetarëve të vetë nga zonat e infektuara për të shmangur përhapjen e koronavirusit në zona tjera të Italisë.  Madje kryeministri Conte nuk u mjaftua me thirrjen drejtuar qytetarëve të këtyre zonave por autorizoi policinë dhe u shpreh se në rast nevoje mund të përdori edhe ushtrinë për zbatimin e këtij rregulli.

Kurse Edvin Fatkëqesia dhe ndrikull Hajnia në vend që të ndjekin praktikën e qëndrimit të shpallur nga qeveria italiane për banorët e këtyre zonave dhe t’ju bëjnë thirrje atyre shqiptare apo italiane qofshin ata, që të mos vijnë dhe të mos lejojë që ata të hynë në Shqipëri, deklarojnë pa asnjë pikë përgjegjësie se nuk do kufizojmë levizjet me Italinë.

Sigurisht lëvizjet me Italinë në tërësi nuk duhen ndërprere por të mos kufizosh lëvizjet me zonën e infektuar të Italisë siç beri dje qeveria italiane, do të thotë se për qëllime politike kriminale je i interesuar të sjellësh sa më parë koronavirusin në Shqipëri.

Lexo edhe :  Mbrojtja e hapësirave publike/ Kryeministri Rama prezanton ‘dritaren’ për denoncimet

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëllim kriminal të Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë, të cilët refuzojnë me ndërgjegje të kufizojne dhe mos lejojnë hyrjen në Shqipëri të banoreve nga zonat e infektuara. sb

Të fundit

Shqipëria e përfshirë nga i nxehti afrikan, reagon Çupi: Të dënohet…

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kjo është një nismë e justifikuar dhe se ndëshkimi duhet...

Si do të ishte bota nëse nuk do ta kishim shpikur bombën atomike?

Filmi fitues i çmimit Oscar në vitin 2024, Oppenheimer, që flet për shkencëtarët që punuan në Projektin Manhattan, nxit një reflektim mbi bombën atomike:...

Zjarret jashtë kontrollit/ Kërkohet ndihmë urgjente në Gramsh, banorët të bllokuar

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Burime nga terreni bëjnë...

Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish mesditën e sotme pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në Facebook, kreu i...

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në përparësi të papriturat që e...

Lajme të tjera

Web TV