Prag Champions-i/ Klubet angleze kërkojnë t`i marrin titujt Sitit  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Në kohën kur gjithë bota pret sfidën e nesërme mes Mançester Sitit dhe Real Madridit, vjen një tjetër ndëshkim për skuadrën e Pep Guardiolës. Ndërkohë që ata gjenden në Madrid, për tu përgatitur për sfidën e madhe, mbase një ndër më të mëdhatë që ka rezervuar kjo fazë grupi ndonjëherë, njoftohen për të tjera probleme që u janë hapur atyre dhe klubit.

Ndërkohë që rivalët e tyre kërkojnë që tu marrin edhe trofetë që kanë fituar viteve të fundit.  Sipas të dhënave të medieve britanike mësohet se Mançester Siti pak ditë pas përjashtimit nga Kupat e Europës për dy edicionet e ardhshme për shkak të shkeljes së ‘Fair Playt Financiar’ iu shtua edhe një problem tjetër. “Citizens” kanë përfunduar në një “class action” nga klubet angleze, të cilat kanë vendosur që të marrin një ndëshkim të brendshëm për skuadrën e Guardiolës.

Bëhet fjalë për heqjen e titujve që Mançester Siti ka fituar ndërmjet viteve 2012 dhe 2016, një titull kampion 2013-2014 dhe dy Kupa të Ligës 2013-2014 dhe 2014-2016. Kësaj iniciative të klubeve angleze u është bashkuar administratori i deleguar i Mançester Sitit, Ferran Soriano, që ka nënvizuar pafajësinë e klubit dhe se presin besimplotë vendimin e KAS-it, që në rast se do të fliste në favor të Sitit, do të mbyllte përfundimisht dhe “class action”-in e klubeve angleze. Madje ai vijon të jetë i bindur që do t`i mundi të gjithë kundërshtarët dhe do të jetë sërish në Champions.

Madje këtë frazë shqiptoi para nisjes për në Spanjë edhe trajneri i tyre, Pep Guradiola. Soriano duke folur për një vendim “politik” dhe duke nënvizuar bashkëpunimin e plotë në hetim, ai theksoi se  dëshironte të përsëriste pafajësinë e klubit, duke kujtuar gjithashtu se ai kishte dorëzuar dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me shkeljen e pretenduar të rregullave të “Fair Play Financiar” dhe të priste një gjykim të formës së prerë sa më shpejt të jetë e mundur pas apelit në TAS:

Lexo edhe :  EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

“Ne presim gjykimin e TAS që është gjykata sportive. Tërheqja e mundshme e trofeve kombëtar të fituar? Rregullat evropiane nuk janë pothuajse asnjëherë identike me ato kombëtare. UEFA po punon për të siguruar që disa rregulla të bëhen teknikisht të detyrueshëm në ligat individuale”!

E megjithatë pavarësisht sulmeve dhe tentativës për t`i marrë edhe disa tituj kamion në Angli dhe titujve të dy kupave, Siti i Guardiolës pritet të jetë një prej skuadrave pretendente për ta fituar këtë trove të Kupës së kampionëve! /Fjala.al/

 

 

Të fundit

VIDEO: Trazira në burgun e Korfuzit me shqiptarë, të burgosurit u vënë flakë dyshekëve

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit, ku disa...

Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, një shqiptar është në listë!

Në mesin e 38 personave të arrestuar për komplot nga autoritetet e Venezuelës është edhe shqiptari Enid Kasmi. Nga 38 të arrestuarit, 21 janë shtetas...

“A do i bashkosh votat me Ramën?” Kjo është përgjigjja e Agron Shehajt

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha në një intervistë për Euronews Albania se votat e partisë që drejton nuk do t’i bashkohen kurrë...

Çim Peka acarohet nga suksesi i Jorida Tabakut, përkrah kandidaten me 394 vota

MERO BAZE - Dy janë temat kryesore në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit: dështimi i Sali Berishës dhe natyrisht mos largimi nga...

“Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim”. Ministri serb provokon hapur

Marko Gjuriç i konsideron serbët, “një popull të zbritur nga qielli” dhe “ashtu si hebrenjtë” në Palestinë, edhe serbët në Kosovë janë në tokën...

Lajme të tjera

Web TV