Hojlund flet për krahasimet me Haaland: “Ai është sulmuesi më i mirë në botë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund, ka hedhur poshtë krahasimet me rivalin e Manchester City, Erling Haaland, duke këmbëngulur se sulmuesi norvegjez është ‘sulmuesi më i mirë në botë’.

Hojlund iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Atalanta në gusht për një shifër prej 64 milionë funteve, megjithëse kjo shifër mund të rritet në 72 milionë funte nëse plotësohen bonuset.

Për shkak të emrave të tyre të ngjashëm, gjatësisë dhe prejardhjes nga Skandinavia, Hojlund menjëherë hodhi poshtë krahasimet me Haaland.

Duke folur për median norvegjeze TV2, Hojlund shfrytëzoi rastin për të lavdëruar Haaland dhe për të hedhur poshtë debatet për ngjashmëritë midis të dyve.

“Shpresoj që një ditë të arrij nivelin e tij, por tani mendoj se është shumë herët. Erling është sulmuesi më i mirë në botë, nëse jo futbollisti më i mirë në botë. Nuk dua të krahasohem me të, por shpresoj që një ditë të mund të jem si ai”, ka thënë Hojlund fillimisht.

“Siç thashë, Erling është një lojtar i klasit botëror. Ai ka pasur disa sezone absolutisht të jashtëzakonshme. Duhet ta ndalim kur ta takojmë. Ai është një futbollist i çmendur. Mundohem të mësoj prej tij”, shtoi ai.

Pasi humbi ndeshjet e para të sezonit 2023/24 për shkak të një lëndimi në shpinë, Hojlund ka ardhur në më të mirën e tij te United javët e fundit.

Ai nuk ka shënuar ende në pesë paraqitje në Premierligë, por tashmë ka shënuar tre gola të në Ligën e Kampionëve dhe ka impresionuar me fizikun dhe lojën e tij me topin në këmbë.

Kur u pyet se sa i mirë mund të bëhej, Hojlund u përgjigj: “Nuk e di. Do të duhet ta shohim këtë. Tentoj të përmirësohem ditë pas dite dhe kohë pas kohe. Më pëlqen që ka pritshmëri tek unë. Më pëlqen”, përfundoi ai.

Të fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e gjyqtarit të Shkodrës

Policia e Shkodrës po heton pistën e hetimit për shkak të detyrës, shpërthimin e ndodhur në banesën e gjyqtarit...

“Doja të bëhesha ushtarake, por nuk plotësoja një kusht…”/ Egla flet për për rininë e saj

Aktorja Egla Ceno si rrallë herë ka folur për rininë e saj. Ajo është shprehur se ka pasur dëshirë që të bëhej ushtarake. Gjatë një...

Elgit Doda rrëfen përiudhën e vështirë me Klean: I dedikova këngën…

Elgit Doda është një ndër personazhet e njohur publik që rrallë herë është i pranishëm nëpër intervista mirëpo mbrëmjen e sotme, producenti i njohur...

“Po eca me ritmin tuaj, 700 vjet rri Rama në pushtet”/ Nervozohet Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Sapo ka...

Sulmet e Metës ndaj SPAK/ Eksperti: Ka konflikt të hapur me Dumanin

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi në një intervistë  deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta karshi kreut të SPAK Altin Dumani. Sipas tij, deklaratat e tij...

Lajme të tjera

Web TV