Trafiku i kanabisit nga Vlora, Italia dënon bashkëpunëtorët e Sacra Corona!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtetas shqiptarë me banim në Itali janë dënuar me burg sot nga gjykata e Monteronit të Leçes, për trafik ndërkombëtar droge. Altin (Klodian) Shehaj, 40 vjeç, dhe Roxher Nebiu, 27 vjeç, të dy banues në Melissano, janë dënuar përkatësisht me 16 dhe 5 vjet burg.

Dy shqiptarët janë midis shumë të dënuarve me burg, 27 anëtarë të grupit të shkatërruar marsin e kaluar nga policia italiane dhe Guardia di Finanza. Shehaj është personi që ka marrë dënimin më të rëndë, pas kapos së grupit, i dënuar me 18 vjet burg, ndërkohë që edhe gruaja e tij mori po aq vite burg sa shqiptari, ndërsa vajza 12 vjet.

Hetimi me emrin e koduar ‘Battleship’ nisi më 2015 me objektiv bllokimin e kanaleve të trafikimit të drogës nga Shqipëria në Itali. Gjithçka nisi me lokalizimin e një gomoneje të ankoruar në portin e Torre San Giovanni. U zbulua që mjeti ishte përdorur për transportimin e ngarkesave të drogës të blera në Shqipëri.

Me monitorimin e lëvizjeve të gomones dhe përgjimin e telefonave, u individualizuan trafikantët shqiptarë dhe italianët e përfshirë në trafik. Kapoja i grupit mendohet të jetë Alessandro Caracciolo, vëllai i Antonellës, gruaja e bosit historik të Sacra Corona Unita, një prej tri grupeve më të mëdha mafioze në Itali.

Në vitin 2015 disa media shqiptare vunë alarmin në lidhje me këtë trafik dhe konkretisht për kapot e Sacra Corona po Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit heshtën dhe asnjëherë nuk tentuan ta hetonin grupin e fuqishëm që pretendohet se ka kaluar përtej detit tonelata kanabisi nga Shqipëria, kryesisht nga brigjet e Vlorës dhe të Darëzezës. Pjesa tjetër e shqiptarëve janë arrestuar kohë më vonë e sipas të dhënave të policisë italiane. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV