U kap duke konsumuar drogë/ Lefter Alla del i pastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Bulqizë Lefter Alla del i pastër. Ai nuk ka konsumuar kokainë. Kjo është përgjigja që vjen nga laboratori i policisë shkencore për praninë në drogë në urinë dhe gjak të kryebashkiakut Lefter Alla.

Ai iu nënshtrua hetimit nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion pas denoncimit në media dhe akuzave të Partisë Demokratike se Lefter Alla konsumonte drogës.

Denoncomi u bë publik në media përmes një videoje dukej Lefter Alla duke konsumuar drogë. Avokati i tij Petrit Ismaili pritet t’i drejtohet SPAK brenda javës për pushim të hetimeve, shkruan Shqiptarja.com

Alla mohoi të jetë ai në video, duke kërkuar që prokuroria të gjejë përmes atyre që e publikuan, personin që shfaqet duke pirë kokainë.

Kryebashkiaku paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se bashkë me një televizion lokal kanë montuar videon.

Sipas tij, ekzistenca e “video-montazhit më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë”.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV