FOTO/ Të drejtat e futbollistëve, sindikata lidh kontratë me FSHF-në

Sindikata e Futbollistëve ka nisur procedurat për lidhjen e kontratës kolektive në mbrojtje të të drejtave të lojtarëve me FSHF-në.

Ky lajmë është bërë publik nga vetë sindikata përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në “Facebook”.

Në postim thuhet se ky hap shpresohet të jetë i rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat e futbollistëve në të ardhmen.

“Sot Sindikata e futbollistëve nisi procedurat ligjore për lidhjen e kontratës kolektive, ndërmjet Federatës Shqiptare të futbollit dhe Sindikatës.

Me besim në zot se kjo kontratë kolektive do të jetë guri i themelit për mbrojtjen e të drejtave të futbollistëve, Shpresojmë dhe urojmë që për të mirën e futbollit, kjo kontratë të miratohet në mbledhjen e radhës së asamblesë të përgjithshme të FSHF. @ Tirana, Albania”-shkruhet në njoftimin e sindikatës./Fjala.al/