Ilir Meta sulmon Ramën me fjalët e Kim Mehmetit: Piktori ka marrë peng shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta i cili do të mbajë tubimin e 2 marsit ndaj mazhorancës qeverisëse në bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do të firmosë edhe dekretin për shpërndarjen e parlamentit, po kërkon mbështetje tek çdo figurë me autoritet publik.

Kështu edhe sot, Ilir Meta ka gjetur shpëtimin e ditës, tek publicisti Kim Mehmeti. Duke përdorur fjalët e Kim Mehmetit, Ilir Meta ka adresuar një mesazh për të gjithë me anë të zëdhënësit të tij Tedi Blushi.

Sipas Kim Mehmetit, ‘Shqipëria është shndërruar në një pronë private e ‘Rilindjes’ dhe vetë Piktorit Edi Rama, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që më kot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”.

Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti: “Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që më kot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”. Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit! ?? #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në Facebook-un e tij.

 

Të fundit

Interi ‘bllokon’ Kristjan Asllanin? Çfarë po ndodh në Milano…

Kristjan Asllani do jetë pjesë e Torinos si i huazuar, të paktën për një sezon. Mesfushori do largohet nga...

10 turistë zhduken! Po eksploronin në zonën e vullkanit Baransky

Një grup turistik prej dhjetë personash ka humbur kontaktin në zonën e vullkanit Baransky, në ishullin Iturup të Kurilit të Madh, njoftoi kreu i...

Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 majin e...

Prapaskenat tek Dortmundi, babai i Bellingham konfrontohet me trajnerin Niko Kovac

Drama shpërtheu te Borussia Dortmund pas raportimeve se prindërit e Jobe Bellingham u përpoqën të konfrontojnë trajnerin Niko Kovac, pas zëvendësimit të mesfushorit gjatë...

Vështirësohet pleqërimi, thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Lajme të tjera

Web TV