Ish-i përndjekuri politik: S’ka keqardhje për një xhelate si Nexhmija

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Nexhmies Hoxhës, ka reaguar  ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni.

Në një lidhje telefonike për ‘Neës24’ Ndregjoni pohoi se sot u largua nga jeta një xhelate e shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij ka bërë krime që nuk u dënuan nga qeveritë shqiptare paskomuniste.

Ai theksoi se Nexhmija edhe në librin e saj të fundit që botoi “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, ka shfaqur urrejtje për ish-të përndjekurit politikë.

Gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila ndërroi sot jetë në moshën 99-vjeçare.

“Një ndjesi boshllëku do ta quaja. Që u largua një xhelatë nga shoqëria shqiptare e cila për krimet që bëri, nuk u dënua, por u dënua për kafe. Një maskaradë e qeverive shqiptare paskomuniste që mos të dënonte krimet e saj dhe të bashkëshortit të saj Enver hoxha.

Kur vdes një xhelatë nuk ka ndjesi, por ndihesh shumë i trishtuar kur mbas 30 vitesh pluralizmit politik, 4500 familje kërkojnë eshtrat e njerëzve të tyre dhe kjo klasë politike e papërgjegjshme në vend që ti gjente këto eshtra, i ka lënë këto familjarë në zi.

Çdo gjë do ta pranoja, por sigurisht që Nexhmie Hoxha dhe në vitin e fundit të vdekjes së saj me librin e saj fliste me një urrejtje ndaj të përndjekurve politikë. Ndaj çfarë ndjesie mund të kesh për një xhelate.”, -tha ai.

Të fundit

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i tragjedisë së shkaktuar nga përmbytjet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet kanë konfirmuar...

Jeruzalemi i 1099, pelegrinazhi që u kthye në kasaphanë

Përgatiti: Leonard Veizi  Mbi rrëzë të shkretëtirës, nën flakët e një dielli verbues që i ngjante më shumë mallkimit sesa bekimit, 15.000 burra – kalorës,...

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të njohur edhe si Fronti Al-Nusra nuk e konsiderojnë...

Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë...

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria do të ofrojë garanci shtetërore...

Lajme të tjera

Web TV