“Krijoi Kosovën e Veriut”, Kurti akuza Thaçit: Asosacioni dhe ndryshimi i kufijve e njëjta gjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzon presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se ka nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare që ndalon hyrjen e Forcave të Sigurisë në veri të Kosovës. Bëhet fjalë për një marrëveshje sekrete të vitit 2013-të midis Thaçit në pozitën e kryeministrit dhe ish-sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Kurti deklaroi se në letrat që i janë vënë në dispozicion nga një zyrtar i NATO-s, aty është shpikur edhe termi “Kosova e Veriut”. Sipas kryeministrit, kjo tregon se asosacioni i komunave serbe dhe ideja e shkëmbimit të territoreve është e njëjta gjë.

Kurti theksoi se marrëveshja ndërkombëtare duhej të miratohej nga Parlamenti, por kjo nuk ka ndodhur. Aty bëhet me dije se FSK duhet të marrë dakordësinë e KFOR-it përpara se të shkojë në veri të vendit.

Për marrëveshjen, Kurti ka njoftuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe kryeprokurorin e shtetit.

I pyetur nëse Thaçi duhet të shkarkohet nga detyra, Albin Kurti tha se këtë vendim do ta marrin deputetët.

Të fundit

Zelensky i mbijeton një episodi tjetër të spektaklit të Trump

“Nuk mund ta besoj”, tha Donald Trump, presidenti i Amerikës, ndërsa përshëndeti Volodymyr Zelenskyn, homologun e tij ukrainas, jashtë...

Manja: Përmbarimi ekzekutoi mbi 6,800 vendime gjyqësore në 7 muajt e parë të vitit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri të ditur se gjatë periudhës janar–korrik 2025, Shërbimi Përmbarimor ka ekzekutuar mbi 6,800 vendime gjyqësore, duke garantuar zbatimin...

19 gusht 2002 – Tragjedia e helikopterit Mi-26 në Çeçeni me 118 të vdekur

Më 19 gusht 2002, gjatë Luftës së Dytë Çeçene, një nga tragjeditë më të mëdha ajrore ushtarake të Federatës Ruse ndodhi pranë qytetit Grozni....

Putin është një “përbindësh” që “duhet të vazhdojë të hajë” për të mbijetuar

Vladimir Putini është “një grabitqar, një përbindësh në pragun tonë” që “duhet të vazhdojë të hajë” për “mbijetesën e tij”, paralajmëroi Emmanuel Macron të...

A munden SH.B.A.. të vazhdojnë garantuesin e Paqes për Evropën

Nga Abdyl Koprencka Amerika e pa aftë ndër bisedime politike dhe pa nji pregatitje si duhet ushtarakisht që ti japi fund luftës në Ukraine dëshëron...

Lajme të tjera

Web TV