Ndeshja e Champions League, ja si mund të luajnë Lyon-Juventus

Lyoni do të presë sot Juventusin në takimin në kuadër të raundit të 16 të Champions League.

“Zonja e  Vjetër” do të udhëtojë në drejtim të Francës për ndeshjen e orën 21:00 që do të zhvillohet në “Olympic Parc” të Lyonit.

Këto dy skuadra janë ndeshur gjatë gjithë historisë pesë herë, ndërsa italianët kanë statistika pozitive duke regjistruar katër fitore dhe një barazim.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Maurizio Sarrit llogaritet të jetë favorit, pasi vendasit kanë mungesa të shumta në formacion.

Pavarësisht kësaj, teknikët e të dyja skuadrave kanë vendosur që ta startojnë ndeshjen me formacionet më të mira të mundshme.

Formacionet e mundshme:

Lyon: Lopes; Tete, Andersen, Denayer, Marcal; Tousart, Mendes; Traore, Aouar, Terrier; Dembele

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonuçi, Chiellini, Sandro; Ramsey, Bentancur, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Ronaldo./Fjala.al/