Si të aplikoni online për lejen e lindjes, procedurat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar që nga 1 janari i këtij viti, përfitimi i lejes së lindjes së punonjësve nga biznesi duhet plotësuar online, nëpërmjet shërbimit elektronik “Kërkesë për shpërblim lindje për personat e punësuar” tek e-Albania.

Sipas AKSHI-t tashmë të gjitha bizneset  duhet të aplikojnë online që punëmarrësit e tyre të përfitojnë shpërblimin e lindjes,  nëpërmjet shërbimit elektronik “Kërkesë për shpërblim lindje për personat e punësuar”.

Për të kryer me sukses një aplikim, fillimisht duhet të kryhet procesi i regjistrimit në platformën e-Albania, prej titullarit të institucionit (përfaqësuesit ligjor të tij), nëse nuk është kryer më herët kjo procedurë. Titullari, nga llogaria e tij personale tek e-Albania,  identifikohet në portal dhe më pas duhet të drejtohet te rubrika “Hapësira ime” e më pas te nënrubrika “Regjistro nje biznes”, duke plotësuar me të dhënat e institucionit formularin që shfaqet online.

Më kryerjen e regjistrimit si biznes në portal, duhet të kryhet identifikimi si biznes në platformë, duke zgjedhur opsionin “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalekalim” dhe të vendose tek Kodi i Përdoruesit NIPT-in e institucionit dhe fjalëkalimin e zgjedhur për këtë llogari online.

Me identifikimin me sukses në platformë, duhet zgjedhur shërbimi elektronik: “Kërkesë për shpërblim lindje për personat e punësuar” dhe të nisë aplikimi online duke klikuar butonin “Përdor”.

Nëse bëhet fjalë  për një aplikim që duhet të kryhet rishtazi, përdoruesi i shërbimit duhet të klikojë butonin “Aplikim i ri”, ku menjëherë do t’i shfaqet formulari online.

Në fillim do të zgjedhë drejtorinë rajonale të qarkut ku ndodhet dhe vepron, ndërkohë që në seksionin e parë të formularit të dhënat janë plotësuar automatikisht për subjektin, falë ndërveprimit të sistemeve elektronike të institucioneve shtetërore të përfshira në procedurë.

Në seksionin e dytë të formularit, punëdhënësi vendos numrin identifikues të punonjësit që do të përfitojë shpërblimin duke mundësuar plotësimin automatik të të dhënave.

Lexo edhe :  Çfarë do të ndodh me temperaturat gjatë fundjavës

Në pjesën e tretë të formularit, zgjidhet nëse shpërblimi është përpara lindjes ose pas lindjes, duke e shoqëruar opsionin e dytë edhe me numrin ose numrat identifikuese të fëmijës ose fëmijëve të lindur; zgjidhet muaji specifik për kalimin e shpërblimit dhe mënyrën që do të merret, nëse do të jetë nërpërmjet postës apo bankës.

Në fund të aplikimit ndodhen dokumentet shoqëruese që duhet të sigurojë punëdhënësi, i cili i ngarkon ato në platformë, specifikisht: Raporti mjekësor për barrëlindje apo dokumente të tjera shtesë në varësi të situatës.

Pas plotësimit të formularit, ngarkimit të dokumentacioneve dhe klikimit të butonit “Apliko”, procedura rezulton e kryer nga ana e aplikantit.

Më përfundimin e gjithë veprimeve, punëmarrësi përfiton shpërblimin e lindjes dhe punëdhënësi lehtësisht ka kryer veprime, për të cilat më parë i duhej që t’i kryente fizikisht pranë sporteleve të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore.

Shërbimet e reja

Pas 1 janarit të këtij viti online në platformën e-Albania biznesit iu krijua mundësia që të kryejë 472 lloje shërbimesh.

Sipas AKSHI-t kryerja e shërbimeve online ka si qëllim që të shmangen radhët nëpër sportele, si dhe burokracitë në zbatimin e shërbimeve, duke mos i krijuar biznesit kosto shtesë. Monitor

Të fundit

Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor

“Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rënien më të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Europian, me...

Ledioni e përmendi para mbylljes së spektaklit/ Roza: Këto ditë avash avash po shoh…

Përpara mbylljes së spektaklit të Big Brother të martën që lamë pas moderatori Ledion Liço ka përmendur ish-banoren Roza Lati teksa po u komunikonte...

Një burrë që meriton respekt, kinezët të “dashuruar” me Putinin

Një lider karizmatik, për të cilin kinezët kanë një opinion mjaft pozitiv për Vladimir Putinin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë. Edhe...

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, nderon me Titullin “Honoris Causa” Prof. Sergio Caputi

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, nderon me Titullin “Honoris Causa”   Prof. Sergio Caputi, ish Rektor i Universitetit  “ Gabriele d’Annunzio” Chieti Pescara, Itali. Universiteti i...

Olsi Rama dorëzon kallëzim penal në SPAK për deputetin Gazment Bardhi

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit ka depozituar një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit...

Lajme të tjera

Web TV