Ndeshja për Champions, Maradona: Do doja që Messi të ishte te Napoli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diego Armando Maradona është shprehur se do dëshironte që Napoli të kishte pjesë të tijën yllin argjentinas Lionel Messin, megjithatë ka shtuar se sulmuesi i Barcelonës nuk do ta përjetonte kurrë atë që ai vetë kaloi në vitet 80-ë.

Mbrëmjen e djeshme Barcelona u ndesh me Napolin për fazën e 1/80-ave të Champions League, takim që u mbyll me barazimin 1-1.

Pas kësaj ndeshje Maradona ka folur për mediat vendase ku është shprehur se do kishte pasur dëshira ta kishte shikuar Messin  të luante për Napolin.

“Messi nuk e ka jetuar kurrë atë që përjetova, por ai mund të luajë i sigurt në Napoli. Ai nuk mund të bëjë atë që unë bëra, le ta sqarojmë, por unë do të doja që napolitanët të kishin një Messi”,-përfundoi legjenda argjentinase.

Maradona ka luajtur për Napolin nga 1984 deri në vitin 1991, dhe siguroi dy Scudetto, një Coppa Italia dhe një Kupë UEFA./Fjala.al/

Të fundit

Tokë e ‘xanum’/ Rama paralajmëron bizneset: Hiqini trarët e tendat nëpër lokale

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bën thirrje që të hiqen trarët e vendosura për parkime në hapësirat...

Berisha uron SHBA-në në ditën e Pvarësisë/ Kremton pas fitores epike ndaj Ajetollahëve

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i PD Sali Berisha ka përcjellë një urim të...

Nga bora në plazhe te temperaturat -18°C, Amerika e Jugut ngrin nga ajri polar

Ndërkohë që Europa po goditet nga i nxehti vdekjeprurës, një i ftohtë i paprecedentë po Argjentinën, Kilin dhe Uruguain, duke i marrë jetën të...

Michael Madsen, ikonë e kinemasë së viteve ’90, ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

Aktori i njohur amerikan Michael Madsen, i cili u bë ikonë e kinemasë së viteve ’90 me rolet e tij të pashlyeshme si burrë...

“Djalë ke 2 orë që gënjen”, sherr e fyerje mes Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj në gjyq

Seanca e radhës gjyqësore ku ka dëshmuar i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, është shoqëruar me tension dhe përplasje verbale midis tij dhe Plarent...

Lajme të tjera

Web TV